Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkitë dhe Komunat promovon nismën mbarëkombëtare: “MIQTË E MONUMENTEVE” me moton: “Mbroj Monumentin”.
Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe parqet Arkeologjike, me cilësinë e përgjegjësit dhe zbatuesit të kësaj nisme në terren do të bashkepunojnë me Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe dhe shkollat 9-vjecare do të ndërmarrin një seri veprimarish për njohjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollës.
Ne Ditën e Monumenteve, Drejtoritë Rajonale të Kulturës dhe Arsimit në Durrës, Korçë, Berat, Gjirokaster, Vlorë e Shkodër do të shpallin publikisht këtë nismë; nxënësit e shkollave të cilat kanë përqafuar të parat këtë nismë, do të vizitojnë monumentin “mik” i të cilit ata kanë zgjedhur të jenë në vazhdimësi. Specialistët e DRKK-ve, do të ofrojnë leksione e biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të Trashëgimisë Kulturore e menaxhimin sa më të mirë të saj, në përgjithësi. Ndërsa, shkollat, të organizuara sipas rastit edhe në bazë klase, do të kujdesen për mirëmbajtjen e monumentit sipas udhezimeve të specialistëve në DRKK; do të organizojnë aktivitete dhe do të ofrojnë shërbime informuese për vizitorët në monument në ditë të caktuara festash, aktivitetesh masive, etj.
Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të organizojnë veprimtari të përbashkëta për të promovuar kontributin e nxënësve në trashëgiminë kulturore si dhe arritjet e nxënësve në zhvillimin e kompetencave të tyre kulturore.
—
Për programin e detajuar klikoni këtu
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.