Kabineti

Drejtor Kabineti

Enila Hasani


Enila Hasani, mban postin e Drejtorit të Kabinetit pranë Ministrisë së Kulturës prej Gusht 2022.
Në vitin 2001 është diplomuar në „Shkenca Juridke” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Univeristeti i Tiranës, prej vitit 2004 është anëtare e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë. Gjatë viteve 2010-2011 ka përfunduar studimet në “Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike” pranë Këshillit të Europës dhe që nga viti 2012 është certifikuar si ndërmjetëse nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë duke dhenë kontributin e saj profesional si lektore dhe përfaqësuese e ndërmjetësuesve shqiptarë në konferenca dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare.
Karriera e saj u profesionale mbart disa poste të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në Shqipëri, si; Këshilltare Ligjore në Kabinetin e Ministrave, në Ministrinë e Brendshme, Drejtuese e Departamentit të Reformës së Decentralizimit dhe Kompetencave Vendore në Ministrinë e Brendshme, Shefe e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Brendshme, Anëtare e Shtabit të Përgjithshëm të Luftës kundër Kanabis Sattiva, Komitetit Drejtues të Projektit SIPU-SIDA, etj.,
Angazhimet e saj si koordinatore në instanca kombëtarë e ndërkombëtare pranë: Komitetit Ndërministror për Decentralizim, Komitetit për Bashkëpunimin Ndërkufitar në Këshillin e Evropës, Strasburg etj., dhe përgjatë vitit 2017-2018 është angazhuar si Anëtare e Komitetit Shkencor, Sekretare e Përgjithshëm dhe Moderator në Konferencat: “Demokracia, Korrupsioni dhe Etika” , “Globalizimi, Vizioni për një të Ardhme të Qëndrueshme”, “Globalizimi, Vizioni për një të Ardhme të Qëndrueshme” etj.
Si pjesë e grupit të punës, ka dhënë kontributin e saj në hartimin e paketave ligjore: “Taksat e biznesit të vogël dhe decentralizimin”, “Përpilimi i ligjit për Planifikimin Hapësinor” “Për Ndërmjetësimin Në Zgjidhjen E Mosmarrëveshjeve” etj. “Për Zhvillimin e Strategjisë për Mjedisin”. “Për Zhvillimin e Strategjisë së Departamentit të Administratës Publike”, “ Sistemi i mbrojtjes së fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në Shqipëri”, UNICEF etj.,
Ekspertiza e saj ligjore është ofruar në vijim lidhur me tematikat: “Ligji për huamarrjen vendore në Shqipëri ”, “Strategjia Ndërsektoriale e Zhvillimit Rajonal”, Forumi i Salzburgut dhe Komitetit të Ministrave për Bashkëpunimin në fushën e sigurisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ‘’Analizë e kuadrit ligjor ekzistues lidhur me Pas, argumentet për ligjin e ri. UNDP MoE, “Mbështetje për zhvillimin e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve në Shqipëri”, “Drejtësia restauruese, Strategjitë për Ndryshim” Terres Des Hommes etj.,

Këshilltare për aktivitetet artistike

Doris Alimerko


Mban pozicionin e këshilltares së Ministrit të Kulturës që nga muaji qershor 2019.
Në vitin 2014 është diplomuar me Master Shkencor në Arkitekturë, profili Urbanist. Prej vitit 2014 – 2019 ka punuar në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, e angazhuar në hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, Planit të Integruar Ndërsektorial të Brezit Bregdetar, Planit të Integruar Ndërsektorial të zonës Tiranë-Durrës, koordinatore në hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore dhe disa Plane te Detajuar për Zona të Rëndësisë Kombëtare. Prej vitit 2020 është angazhuar si personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Urbanistikës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës në lëndët “Planifikim territori” dhe “Bazat e projektimit urban dhe elementeve të peizazhit”.

Këshilltare në fushën e librit, teatrit dhe promovimit

Alma Mile


Mban pozicionin e këshilltarit pranë kabinetit të Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, prej majit të vitit 2019. Studimet e larta i ka kryer pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, Dega Letërsi, Universiteti i Tiranës (1996-2000). Mban titullin “Doktor i shkencave” për studime letrare, mbrojtur me temën “Shtypi letrar në vitet ’30-‘40”. Ndërkaq, prej vitit 2000-2019 ka punuar si gazetare, duke mbuluar fillimisht rubrikat me karakter social, e më pas kulturor, pranë gazetave “Korrieri”, “Shekulli” e prej më shumë se 10 vitesh në gazetën “Panorama”. Ka qenë pjesë si anëtare jurie në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare (letërsi, arte pamore, kinematografi) dhe është vlerësuar me çmime për punën si gazetare, si çmimi “Teodor Keko” si gazetarja më e mirë e vitit 2012, çmimi “Harpa” si gazetari më i mirë i vitit 2018 etj.

 

Këshilltare për çështje të Trashëgimisë Kulturore

Klesta Qirici


Mban pozicionin e këshilltarit pranë kabinetit të Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, prej tetorit të vitit 2020.

Studimet e larta i ka kryer pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (2004-2010). Aktualisht është duke kryer studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë Filologjisë, Dega Trashëgimia Kulturore. Është specializuar në projektim ndërtesash Spitalore, Perugia, Itali në vitin 2013.

Ndërkaq prej vitit 2010 ka punuar si arkitekte duke mbuluar pozicionin e Menaxher Projekti dhe Koordinatore në zhvillimin e projekteve të karakterit Masterplane Urbanistike, Rindërtim të Ndërtesave Kulturore me rëndësi kombëtare, Projektim i ndërtesave Spitalore, Restaurim të Monumenteve të Kulturës, Masterplan të Parqeve arkeologjike, në bashkëpunim me studio prestigjoze arkitektonike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare në fushën e arkitekturës,  ku fal punës në grup është nominuar për “European Union Prize for Contemporary Architecture Mies Van Der Rohe” Award 2019.

Aktualisht, pranë Kabinetit të Ministres dhe për Ministrinë e Kulturës koordinon programin EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Europian mbi Rindërtimin e Monumenteve të Kulturës të prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Këshilltar ligjor. Kryetar i grupit të punës për ndjekjen e ankesave dhe kërkesave, në Ministrinë e Kulturës, sipas kuadrit ligjor “Për Bashkëqeverisjen”.

Andi Qinami


Mban pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Kulturës që nga muaji mars 2021. Në vitin 2005 është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Barit dhe ka ndjekur master LL.M për të drejtën e Bashkimit Evropian pranë Universitetit të Udines në vitin 2008, kurs pasuniversitar për ‘’Politikat evropiane dhe fondet strukturale’’, pranë Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Barit. Ka titullin avokat prej vitit 2009 dhe eksperiencë profesionale si në sektorin publik, si Përgjegjës i Sektorit të Lead Generations pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, asistent lektor pranë Fakultetit të Shkencave Juridike në lëndët ‘’E drejtë Publike’’ dhe ‘’Etikë profesionale”, anëtar i Sekretariatit Teknik të Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, ngarkuar me hartimin e ligjit ‘’Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë’’, ashtu dhe në atë privat, si avokat i asociuar e Këshilltar ligjor. Ka publikuar artikuj të ndryshëm në revista sektoriale brenda dhe jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Këshilltar Ligjor i Ministrit të Kulturës

Matilda Balliu

 


 

Është diplomuar juriste me rezultate të shkëlqyera në vitin 2011, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universistetit të Tiranës.

Për 6 vite ka ushtruar profesionin e avokates pranë Studios Ligjore “TP& Partners”, ku është profilizuar në fushën civile, trgtare dhe administrative.

Në vitin 2019 ka përfunduar studimet Master në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare, pranë Universitetit të Torinos në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ITC-ILO), UNCITRAL, UNIDROIT dhe Qendra e Institutin Universitar të Studimeve Evropiane, specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike dhe private, kontrata tregtare ndërkombëtare, zgjidhjen Alternative të mosmarrëveshjeve, me Arbitrazh, si dhe teknologjia 4.0 Smart-Contract, E-commerce, Blockchain.

Në vitin 2013 është licencuar avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Në vitin 2019 ka punuar si këshilltare ligjore pranë Kabinetit të Administratorit të Albpetrol. Në vitin 2020, ka qenë bashkëthemeluese e studios ligjore “Muja & Associati”, ku ka ushtruar profesionin e avokatisë në fushën civile, tregtare dhe administrative.

Gjithashtu është anëtare dhe zv.presidente e fondacionit kulturor italian “Westart”, ku ndër të tjera është marrë me projekte për ruajtjen e pasurise kulturore te komunitetit arbersh.

Gjuhët e huaja që zotëron: Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.

Fusha e ekspertizës: Shoqëri Tregtare, Kontrata Tregtare Ndërkombëtare, M&A, Konkurrenca e pandershme, pronësia intelektuale, detyrime doganore dhe arbitrazh.

Këshilltar Ligjor i Ministrit të Kulturës

Edlir OROZI


Mban pozicionin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Kulturës që nga muaji mars 2022,

Në Qershor 1999 – Ka përfunduar studimet e plota për Shkenca Juridike, profile (specializimi) për “Drejtësi”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “Babeş-Bolyai”, në qytetin Cluj– Napoca, rajoni i Transilvanisë në Rumani. Në gusht 2000 është licensuar për  Shkencat  Juridike,  specialiteti  “Drejtësi”,  në Universitetin “Costantin Brāncuşi”, në qytetin Tĭrgu-Jiu të Rumanisë, në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Administrative. Nga Ministria e Arsimit në Shqipëri diploma është njohur dhe njësuar si Master i Shkencave në Republikën e Shqipërisë. Në dhjetor 2004 ka marrë titullin si Avokat i lirë nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Tiranë. Gjatë shtator 2008 – qershor 2009 ka ndjekur kursin e kualifikimit dhe çertifikimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Auditit, ku gjatë kësaj periudhe ka dhënë gjithë provimet me shkrim si dhe provimin e formimit, duke u çertifikuar si “Audit i Brendshëm në Sektorin Publik”.

Përgjatë periudhës 2001 – 2006 ka mbuluar pozicionin e punës; Kryetar i Degës Juridike dhe Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë   e Përgjithshme të Policisë Ndërtimit. Përgjatë periudhës 2007 – 2010 ka qenë emëruar Audit i Brendshëm i Kompanise A.R.M.O. Sh.a. nga Keshilli Mbikëqyrës pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës Përgjatë periudhës 2010 – 2011 ka mbuluar pozicionin e punës; Përgjegjës i Sektorit të Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, dhe, përgjatë periudhës 2011 – 2013 ka mbuluar pozicionin e punës; Drejtor i Drejtorise Juridike dhe Prokurimeve në Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.

Përgjatë periudhës 2013 – 2014 ka qenë Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme dhe Juridike në  Kompanine “Scholz” Sh.p.k. Albania. Përgjatë periudhës 2014 – 2015, jurist në Komunën Xhafzotaj. Përgjatë periudhës 2017 – 2022, shef i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve në shoqërinë Albgaz Sh.a.