Workshop storytelling me fotografitë e ngjarjeve historike të Nëntorit.
Në kuadër të festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” organizon workshop-in “Zbulo një foto, ndërto historinë” ku përmes fotografive të arkivit të Marubit, që trajtojnë ngjarjet e atyre viteve, do të analizohet imazhi fotografik,duke zbuluar detaje e duke u informuar mbi kontekstin historik dhe social kur është bërë fotografia për të stimuluar kështu kuriozitetin dhe fantazinë lidhur me imazhet.
Ky workshop propozohet për nxënësit e ciklit nëntëvjeçar (mosha 11-15 vjeç). Fëmijët pjesëmarrës do të organizohen në grupe ku në bazë të pyetjeve të dhëna, do të ndërtohet një histori mbi fotografitë e përzgjedhura gjë që synon të nxisë në to aspektin krijues në studimin më të detajshëm të imazheve.
Gjatë aktivitetit, fëmijët do të asistohen nga stafi i muzeut dhe edukatorë.
Programi
16:00- 16:30 Hyrje e shkurtër mbi historinë e ngjarjeve të Nëntorit bazuar në fotografitë
e përzgjedhura.
16:30- 18:00 Studim dhe analiza në grup e imazheve fotografike të përzgjedhura,
bashkëndarja e historive të ndërtuara nga pjesëmarrësit.
Për t’u bërë pjesë e këtij workshop, prindërit/edukatorët duhet t’i drejtohen recepsionit të muzeut dhe të plotësojnë formularin për aktivitetin ose të dërgojnë një email në adresën: info@marubi.gov.al ku të shënohet:
– emri dhe mbiemri i prindit/edukatorit
– emri dhe mbiemri i fëmijës pjesëmarrës
– mosha e pjesëmarrësit
– emri i shkollës së pjesëmarrësit
Pjesëmarrja është e limituar për 20 fëmijë.
Ju mirëpresim në muze.
Të gjitha aktivitetet edukative zhvillohen në kuadër të “Marubi Education”, program projektesh edukative i hartuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
24 nëntor 2016, ora 16:00, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.