Republika e Shqipërisë merr pjesë në edicionin e 14-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, me pavijonin e titulluar:
Potential Monuments of Unrealised Futures
(Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara)
ku do të prezantohen punët e dy artistëve shqiptarë:
“Penthouse” (Shtesat), një seri pikturash nga Edi Hila
dhe “The Column“ (Kolona), video/instalacioni nga Adrian Paci.
Pavijoni i Shqipërisë, kurohet nga Beyond Entropy Europe (JonidaTurani, Stefano Rabolli Pansera), ideatorë të pavijonit të Angolës në Bienalen e Artit te Venecias 2013, që u shpall dhe fitues i “Luanit të Artë” si përfaqësimi më i mirë kombëtar.
Mbikqyret nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe realizohet nga Ministria Kulturës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, me mbështetjen e artistëve pjesëmarrës, galerivetë tyre dhe koleksionistëve e donatorëve privatë.
7 Qershor- 23 Nëntor 2014
Salla: Armi, Arsenale di Venecia
Hapja dhe Konferenca e Shtypit:
6 Qershor 2014, ora 15.00-17.00
—
Shënim për copyright
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.