Deklarata e Përbashkët mbi Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore
Në kuadrin e reformës strukturore të kryer në sistemin e trashëgimisë në Shqipëri në këto dy vite, të reformës ligjore në proces dhe rritjes së ndjeshmërisë dhe interesit të publikut ndaj Kulturës, partneritetet janë një çelës suksesi jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin që ndan të njëjtat problematika.
Ministri i Kulturës, Zj. Mirela KUMBARO, mori pjesë në takimin e Ministrave të Kulturës së Europës Juglindore (CoMoCoSEE) për “Nxitjen e Kulturës për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, e cila u mblodh më 24-25 shkurt 2016 në Stamboll. Forumi aprovoi një plan të përbashkët sipas “Strategjisë së Ohrit”, ku parashkohet punë e detajuar në menaxhimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke:
Objektivat u përfshinë në deklaratën e përbashkët të Ministrave, ku u theksua me forcë Kultura si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, në botën e trazuar nga terrorizmi, ekstremizmat, zhvendosjet e refugjatëve dhe shkatërrimet e trashëgimisë kulturore në vendet në konflikt.
Moment i rëndësishëm i Forumit ishte edhe Letra e Përbashkët e Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, në mbështetje të projektit të përbashkët të UNESCO-s me Komisionin Europian në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore.
Në përfundim të Forumit Shqipëria mori presidencën e radhës të Këshillit, me temat prioritare:
Temat paraqitën interes dhe u mbështetën nga gjithë ministrat, sikundër edhe nga UNESCO, e përfaqësuar nga Nëndrejtori i Përgjithshëm për Kulturën, Z. Francesco Bandarin dhe nga Drejtoresha e Zyrës e Unesco-s në Venecia për Shkencën dhe Kulturën, Zj. Ana Luiza Thompson-Flores. Ndërsa do të zhvillohen një sërë takimesh në nivel teknik mbi temat prioritare të përcaktuara në Kroaci, Serbi dhe Shqipëri, Forumi i tretë do të mbahet në Shqipëri në fillim të vitit 2017.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.