Në vijueshmëri të politikës nxitëse dhe mbështetëse në fushën e letrave, Ministria e Kulturës, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2017.
Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 14 projekte në fushën e librit, me përparësi ndaj projekteve në nxitje të leximit.
Për të katërtin vit Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), dëshmon për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në nxitjen dhe mbështjen financiare të përkthimeve të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare. Krahas emrave fitues për përkthime, kemi kënaqësinë të shohim gjithashtu të përzgjedhur emra shkrimtarësh dhe poetësh nga më të rëndësishmit e letërsisë botërore.
Përmes FPL-së Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standarti i respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.
Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.
Nga 24 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 14 prej tyre, të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
Shtëpia botuese | Titulli | Autori | Përkthyesi |
Onufri | Light in august | William Faulkner | Granit Zela |
Çabej | Anna, Soror… | Marguerite Yourcenar | Brikena Çabej |
Dudaj | El juego de Ripper | Isabel Allende | Adrian Beshaj |
Fan Noli | L’imaginaire | J.P.Sartre | Krenar Haderi |
Botimet IDK | Jetët paralele | Plutarku | Aleko Minga |
Tirana Times | Yesterday’s Weather | Anne Enright | Jorgji Qirjako |
Botime PEGI | The crying of Lot 49 | Thomas Pynchon | Arber Zaimi |
Toena | Bammena Kokkina Malia | Kostas Mourselas | Maklena Nika |
Dituria | Canale Musolini, (2˚ Parte) | Antonio Pennacchi | Diana Kastrati |
Ombra GVG | O Kortizo | Aluisio Azevedo | Klio Evangjeli |
Neraida | Poezi të përzgjedhura | Steinar Opstad | Olimbi Velaj |
Poeteka | Le fait du prince | Amelie Nothomb | Amantia Kapo |
Fjala sh.p.k | Momenti di trascurabile felicità ed infelicità | Francesco Piccolo
|
Agim Doksani |
Aleph | Poezi dhe drama të zgjedhura | William Buttler Yeats | Idlir Azizaj |
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.