Me rastin e Vitit te Ri Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të organizojë në datën 26.12.2013 në sallën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen Gala. Ky aktivitet ju kushtohet të gjithë fëmijëve të Tiranës atyre në nevojë , fëmijëve të sëmurë teështruar në spitalin pediatrik, fëmijëve jetimë, fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës. Kjo mbrëmje do të jetë shumë e pasur me numra artistik të përgatitur nga fëmijët e Qendrës dhe aktorët profesionistë të Teatrit të Kukullave për ti dhënë mundësinë që të ndjekin edhe ata fëmijët që nuk kanë mundësi të jenë prezent ne Teatër. Spektakli do tëmund te ndiqet edhe nga spectator jashtë Teatrit, nëpërmjet dy monitorëve të mëdhenj. Në këtë mbrëmje festive do të marrin pjese edhe fëmijë nga Kosova.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.