Projekti Artistik “Corpo e Corpi” prezanton artisten Antonella Pagnotta në Zeta Galeri. Ky është një event që i kushtohet figurës së gruas italo-shqiptare. Aktiviteti në fjalë fokusohet tek roli i femrës si nënë, artiste dhe urë shkëmbimi e bashkëpunimi kulturor. Artistja prezanton një vepër (triptik) dhe tre video që shpalosin veprimtarinë më të fundit të artistes dhe motivet e ardhjes në Shqipëri. Gjithashtu në ambientet e jashtme të galerisë, në zonën e ish-Bllokut, do të performojnë një grup studentësh të Universitetit të Arteve. Performimi konsiston në një interpretim real në rrugë, i prekshëm nga kalimtarët me synimin që të shkundë njerezit dhe të tregojë që ky qytet ka lëvizje të fortë artistike, e mbështetur kjo dhe nga prezantimi i kritikut Marcello Francolini. Eventi është realizuar nga Grupi “CorpoCommune” dhe mbështetet nga MK.
12 dhjetor, ora 19.00, Galeri “Zeta”
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.