Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, në Urdhërin e Kryeministrit nr. 14, datë 22.01.2014 «Për miratimin e strukturës dhe organikës së Institutit të Monumenteve të Kulturës Gani Strazimiri dhe Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare » shpallim konkursin për vendin e lirë të punës Specialist i Teknologjisë së Informacionit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
Përshkrimi i punës :
Zhvillimi i sistemit të brendshëm intranet të shkëmbimit elektronik të të dhënave, krijimi dhe administrimi i bazës së të dhënave. Zhvillimi i sistemeve të reja kompjuterike. Mirëmbajtja e administrimi i rrjetit dhe i paisjeve kompjuterike të institucionit dhe përcaktimi i difekteve për ato paisje që kanë nevojë për shërbime më të specializuara. Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve kompjuterike hardware dhe software. Asistencë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike për personelin e IMK. Dizenjimi dhe administrimi i faqes së web, hedhja e informacionit etj.
1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:
• Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
• Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
• Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
• Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
2. Kërkesa të vecanta për kandidatin:
• Të ketë kryer arsimin e lartë (ciklin e plote sipas ligjit nr.9741 datë 21.05.20107) për Inxhinieri Elektronike ose një nga degët e Teknologjisë së Informacionit.
• Të ketë experience në punë 3 vjet sipas përshkrimit të punës së mësipërme, preferohet në administrate publike.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë njohuri të mira në fushën e web-design-it dhe menaxhim rrjeti.
• Të ketë aftësi të mira organizative, komunikimi dhe të punës në grup.
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.04.2014 në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse këto dokumenta ne Adresen Rr. Aleksander Moisiu nr.76 Godina e ish Kinostudios.
• Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi
• Curriculum Vitae
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
• Certifikatë personale me fotografi dhe përbërja familjare
• Certifikata të kualifikimeve (nëse ka)
• Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
• Fotokopje të librezës së punës
• Dëshmi të gjuhëve të huaja
Konkurimi do të bëhet në fazën e parë sipas dokumentave të paraqitura, dhe 3 kandidaturat e përzgjedhura nga faza e pare do të kalojnë në intervistën me eprorët në IMK.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.