Arie, duete, të zgjedhur nga mjeshtrat e muzikës operistike botërore, duke filluar me dramaticitetin e Verdit e deri tek melodramat e mjeshtrit Mascagni. Ky është repertori që ofron Teatri i Operas dhe Baletit në këtë fundjavë.
Një “Koncert Gala” , me pjesëmarrjen e interpretuesve lirikë: Armaldo Kllogjri, Vikena Kamenica, Irini Nikolla, Mariana Leka, Eva Golemi, Ylber Gjini, Emiljana Palushaj, Shpresa Beka, Majlinda Meçe, me pjesëmarrjen e korit dhe orkestrës simfonike të TKOB, në bagetën e dirigjentit Fabio Conocchiella, i cili vjen për herë të parë në Tiranë. Dirigjenti italian, është fitues i çmimit “Pitagora”, Fabio Conocchiella.
Koncertmaestër: Dritan Lumshi. Regjisor i mbrëmjes Gala operistike, Nikolin Gurakuqi.
Koncerti udhëton në muzikën dramatike italiane nga Verdi tek Mascagni. Arie, duete dhe ansamble nga operat do të jenëi program që i ofrohet publikut këtë fundjavë nga solistët e TKOB-së.
Kjo mbrëmje operistike do të shfaqet në datat 8 dhe 9 mars 2014 ora 19.00. Me rastin e festës së 8-marsit, priten spektatorë të koncertit edhe zonjat e nderuara deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Opera “Trovatore” dramë në 4 akte është shfaqur për herë të parë në 19 Janar 1853 në Teatrin Apollo të Romës. Së bashku me “Rigoletto” e “La traviata” bën pjesë në triologjinë operistike verdiane ndersa pjesa e kompozitorit Mascagni “Cavalleria Rusticana” Melodramë në një akt Lindja e operas “Cavalleria Rusticana” është konsideruar në histori si pikë referimi, madje si çast vendimtar që nis evolucionin e melodramës italiane.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.