Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi është ftuar të marrë pjesë dhe të mbajë fjalën në Debatin e Nivelit të Lartë në OKB, me temën: “Kultura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Axhendën e Zhvillimit pas 2015”, një aktivitet i organizuar nga OKB në bashkëpunim me UNESCO –n në datën 5 maj 2014.
Gjatë vizitës në New York, Ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në takime të rëndësishme me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, në takime të rëndësishme me diasporën shqiptare dhe do të japë disa intervista në ‘Zërin e Amerikës‘ dhe gazetën ‘Illyria’ në New York.
Ministrja e Kulturës është e ftuar në Mbrëmjen Gala më 3 maj të Komunitetit Shqiptar -Albanian American Success Stories Gala- organizuar nga Albanian Media Group, Fadil Berisha Studio dhe Këshilli Amerikan, do të marrin pjesë emra të suksesshëm të diasporës në fusha të ndryshme të artit, kulturës dhe shkencës si: Ferid Murat, Ermonela Jaho, James Belushi, Fadil Berisha, Eliza Dushku, Emina Çunmulaj, Merita Halili, etj.
Pas takimit me temë “Kultura, motorr ekonomik i zhvillimit, eksperienca dhe suksese”, në një prej sallave të OKB-së, më datë 6 maj, Ministrja Kumbaro do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Bordit te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff të cilët do të diskutojnë mbi partneritetet në trashëgiminë kulturore.
Axhenda e vizitës së Ministres në New York, do të mbyllet me një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ku do të flasë mbi prioritetet e Ministrisë së Kulturës, roli i diasporës dhe kontributi në kulturën shqiptare.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.