Na u duk paksa e çuditshme në fillim ideja se mund ta fusnim Ministrinë e Kulturës në një panair ku ekspozohen makineri, birrë, tuba, material ndërtimi.
Por grishja e Klik Ekspo Klik e quajtur “Biznes, Art, Bashkëjetesë” ishte shumë më e fortë se sa dyshimi ynë.
Janë tre fjalë ku gjithkush mund ta gjejë veten dhe modelin e jetës që do të zgjedhë.
Dhe ne zgjodhëm të tregojmë:
– se arti dhe biznesi kane bashkëjetuar gjithmonë, por ndoshta s’e kemi vënë re,
– se jo vetëm duam që të bashkëjtojnë por edhe të ndihmojnë njeri tjetrin
– se jo vetëm duan të ndihmojnë njeri –tjetrin por se ata kanë dëshpërimisht nevojë për njeri –tjetrin,
dhe është mëkat kur kjo nuk kuptohet, nga ata vetë dhe nga politikëbërësit.
Kjo Ekspo ndryshe nga të tjerat organizohet nën shenjën e Kulturës dhe të Bashkëjeteses. Temë kjo e zgjedhur nga vetë organizatorët.
Dua t’i falenderoj megjithë zemër jo vetëm për idenë, por më shumë për ndjesinë që përcjellin.
Është kjo dëshmi që tregon se si ka evoluar Shqipëria,
Ngjarjet e fundit në Paris, shqetësimet që ka ngjallur fakti që ISIS dhe organizatat të tjera ekstremiste dhe terroriste, tregojnë se ata i rekrutojnë agjentët e tyre, e ca më keq edhe kamikazët, me të cilët kërcënojnë sigurinë e botës mbarë, mes njerëzve të komuniteteve tona, në vendet ku të gjithë jetojmë.
Dje ministrat e kulturës të Bashkimit Evropian në një forum të posaçëm, morën një vendim të rëndësishëm dhe nënshkruan një Deklaratë të përbashkët në emër të sigurisë së Europës dhe të botës për një Europë të Kulturës, sot më shumë se kurrë, për t’i kundërvenë barbarisë, obskurantizmit, radikalizmave dhe fanatizmave të çdo lloji, armën e fortë të Kulturës.
Kjo do të thotë, mes të tjerash, se shoqëritë e sotme kanë një problem të madh me edukimin e brezave, me komunikimin shoqëror dhe kulturor që nuk zë asnjëherë kreun e vëmendjes, as kreun e shqetësimeve, dhe ca më pak akoma kreun e buxhetit që i duhet kushtuar kulturës sot, cka përkthet në fatin e stabilitetin e brezave të ardhshëm.
Në Republikën tonë, kemi humbur shumë vite dhe kemi zbritur shumë vende poshtë në këtë radhitje:
Në këtë qeverisje e kemi vënë arsimin dhe kulturën në prioritetet tona, sepse e konsiderojmë ekzistenciale kushtin kulturor për një shoqëri të zhvilluar, për një ekonomi të hapur dhe për integrim europian.
Ky i fundit nuk garantohet vetëm nga politikat ekonomike, vetëm nga doganat dhe vendimet administrative e ligjore, por sidomos nga përgatitja e brezave të rinj përmes arsimit dhe kulturës për një shoqëri tolerante, të hapur, të paqtë dhe të kultivuar, në fshat dhe në qytet, duke lidhur punën me shpirtin, tregun me artin, krijuesin me publikun, shkollën me profesionet.
“Edukimi përmes kulturës” ka qenë që në rreshtat e parë të programit tonë qeverisës, ka qenë dhe mbetet udhëheqës për reformat tona në arsim dhe kulturë, ka qenë dhe mbetet pjesë e komunikimit të politikave kulturore me ato ekonomike, ka qenë dhe mbetet një shtyllë për të pasuruar e rujatur një nga vlerat e jashtëzakonshmë të kombit shqiptar që është bashkëjetesa mes feve, kulturave.
Dhe e kemi treguar këtë në këta dy vjet:
4 teatro janë në fazë projektimi e ndërtimi (në Korçë, Shkodër, TOB, Teatri i ri në Tiranë);
4 muze të rinj ose në rindërtim (Marubi në Shkodër, Arti mesjetar në Korçë, Muzeu i Shtëpisë së gjetheve, Muzeu Arkeologjik në Durrës);
mbi 10 kantiere restaurimi dhe mirembajtjeje në trashegiminë kulturore.
Është një gjetje shumë e mirë që ky Panair kulmon me Artin dhe Kulturën, këtu, në Pallat të Kongreseve,:
“S’ka asgjë me të vërtetë artistikisht se sa të dashurosh njerëzit”,
E ka thënë Van Gogh , jo unë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.