Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro pritet të vizitojë Berlinin në datat 26-28 nëntor 2015.
Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes se bashkëpunimit kulturor Shqipëri –Gjermani . Në ditët e qëndrimit në Gjermani Ministrja Kumbaro do të zhvillojë disa takime pune me Kryetarin e Komisionit për Kulturën ne Bundestag, z. Siegmund Ehrmann, si dhe pritet një takim i rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit, Stephan Steinlein.
Ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në festimet e Nëntorit Shqiptar në Dusseldorf-Gjermani, ku në datën 27 nëntor do të pritet nga Zv. Ministri i Kulturës se Landit NRW Z. Berd Neuendorf dhe përfaqësues të Zyrës së Kulturës, Dusseldorf.
Hapja e Ekspozitës së Artit Shqiptar, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës në Parlamentin e është një nga ngjarjet e rëndësishme artistike të Shqipërisë jashtë kufijve.
43 vizatime të autorëve të ndyshëm shqiptarë janë pjesë e ekspozitës “Rrugëtim Shqiptar në Gjermani .
Në kuadër të projektit “Nëntori Shqiptar” në datën 27 nëntor në Robert Scumann Saal prezantohet për publikun në Dusseldorf-Gjermani , Gala Konzert , me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë: Eda Zari, Ervis Gega, DREN ABAZI & ZigZagOrchestra dhe balerinëve të TKOB-së.
26-28 nëntor 2015, Berlin
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.