Ministria e Kulturës, shpall fituesit e projektit të Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, për vitin 2019.
Fondi për Përkthimin Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj shërben për mbështetjen e përkthyesve të huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, për nxitjen e interesit të tyre për letërsinë shqipe dhe për lehtësimin e kostove të botimit të shtëpive të huaja botuese.
Nga 13 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 6 prej tyre, të cilët kaluan me sukses fazën e vlerësimit nga ekspertët e jashtëm.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
Fituesit janë si më poshtë:
Nr. | Shtëpia Botuese | Titulli i librit | Autori | Përkthyesi |
1. | Salento books SRLS
Besa Editrice |
“Të jetosh në ishull” | Ben Blushi | Adriana Prizreni |
2. | Anthea Verlag | “Në kërkim të këmishës së humbur” | Arian Leka | Loreta Schillock |
3 | Plethora Edition | “Më kujtohet” | Ylli Demneri | Eleana Zhako |
4. | Jean – Marie Mongin
Editor |
“Metamorfoza e një kryeqyteti” | Ylljet Aliçka | Michel Aubry |
5. | Salento books SRLS
Besa – Livio Muçi |
“Sende që nxirrte deti” | Ardian Vebiu | Valentina Notaro |
6. | Salento books SRLS
Besa Editrice |
“Vepra 2” | Migjeni | Adriana Prizreni |
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.