Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) është kthyer tashmë në traditë. Për të pestin vit radhazi hapet thirrja për aplikime për mbështetje të përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe. Përvoja e katër viteve ka dëshmuar se Fondi, përveçse një ndihmesë e drejtpërdrejtë për përkthyesit dhe shtëpitë botuese, është edhe një tregues vlerësimi për përkthimet më të mira. Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), edhe këtë vit, do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe.
Afati i aplikimit është data 20 mars 2018, ora 16.00.
Informacion i përgjithshëm
– Aplikimi duhet të bëhet nga botuesi, që është i pajisur me një liçensë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
– Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata.
– Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një kontratë tripalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin.
– Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt përkthyesit.
Aplikuesi
Aplikuesi:
Kontakti:
Adresa e plotë:
Telefon:
Faks:
E-mail:
Libri origjinal
Gjuha nga përkthehet:
Titulli i veprës:
Autori:
Zhanri:
Botuesi (i veprës origjinale):
Vendi i botimit:
Viti i botimit të parë:
Statusi i të drejtës së përkthimit
Numri i faqeve:
Tirazhi i botimit:
Çmimi për kopje:
Afati i parashikuar për botimin në shqip:
Përkthyesi
CV (e përkthyesit):
Adresa:
Tel / Cel:
E-mail:
KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS
Udhëzim për aplikantin
Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit në afatin e parashikuar më lart
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.