Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Selanik prezanton Fokus në Kinemanë e Ballkanit si program special në këtë edicion të 58-të. AQSHF prezantohet me “Kthimin e Ushtrisë së Vdekur” të Anagnostit.
Krahas fokusit tek kinemaja shqiptare përmes filmave të Viktor Gjikës në Tirana International Film Festival, që shfaqen javën e ardhshme në AQSHF, një tjetër festival i rëndësishëm në rajon ve fokusin tek kinematografia jonë.
Premiera greke e filmit të Dhimitër Anagnostit “Kthimi i ushtrisë së vdekur” (1989) shfaqet në Thessaloniki International Film Festival në datat 8 dhe 10 Nëntor 2017, në seksionin Balkan Survey: From Words to Images – Balkan Literature and Cinema.
Me bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Ambasadës Shqiptare në Greqi, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
8 dhe 10 nëntor 2017, Thessaloniki International Film Festival
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.