Në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe me Ministrinë e Kulturës organizuan aktivitetin “Diversiteti si Vlerë Evropiane”.
Ky event ishte një mundësi për të njohur kontributin e artistëve të rinj romë në skenat artistike dhe kulturore shqiptare.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin:
Znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës, Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, z. Bledar Taho, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, znj. Majlinda Ziu, Nëndrejtoreshë e gjimnazit “Sami Frashëri”, si edhe nxënës dhe përfaqësues nga gjimnazi “Ismail Qemali”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se Shqipëria është një vend ku bashkëjetojnë paqësisht komunitete kulturore të ndryshme dhe sot, ky diversitet është vlerë e shtuar. Ajo i shpreh se është pikërisht dita, kur çdokush ta shohë diversitetin si një nxitje dhe një forcë për të ecur përpara.
Më pas u vizitua ekspozita me piktura, fotografi dhe u dhanë performanca të ndryshme muzikore nga të rinjtë e shkollave të mesme dhe artistike. Gjithashtu, nxënësit e gjimnazeve kishin përgatitur edhe video mesazhe të shkurtra për promovimin e diversitetit kulturor.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.