KONKURS
Në mbështetje të veprimtarive dhe projekteve të Ministrisë së Kulturës si pjesë e politikave të saj kulturore, me qëllim edukimin dhe formimin cilësor të brezit të ri nëpërmjet arteve, në mbështetje të krijimtarisë aplikuese të konkursit të novelave grafike, që rezultoi i suksesshëm në gjashtë edicionet e tij të para,
MINISTRIA E KULTURËS
shpall:
Çeljen e Edicionit VII të Konkursit Kombëtar
“NOVELAT GRAFIKE SHQIPTARE, 2022”
Kriteret e organizimit të edicioni VII të Konkursit Kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2022”
Pjesëmarrja
Konkursi është i hapur për çdokënd pa dallim moshe, gjinie, profesioni, arsimimi etj.
Çdo pjesëmarrje në konkurs pranon automatikisht të gjitha kriteret e shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.
Qëllimi
Qëllimi final i këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore.
Tematika
Tematika e veprave që do të paraqiten është e lirë.
Punët mund të bazohen në tematika shqiptare nga trashegimia kulturore (Muze, parqe arkeologjike, monumente kulture, qendra historike etj.), letërsia (romane, novela, tregime), sporti(ngjarje sportive te rendesishme) politika, legjenda dhe përralla, gojëdhëna, zakone dhe tradita, lojra popullore, kinematografi, realitete të përditshme, etj .
Rëndësi duhet t’i kushtohet tesktit dhe permbajtjes se fabules, teknikave të punimit, mënyrave të shprehjes së fabulës, përshkrimit të karaktereve, inkuadrimit të narracionit, përdorimit të elementeve simbolike si mjete të gjuhës apo të komunikimit etj.
Ky projekt synon, gjithashtu, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arësye rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike.
Përsa i përket teksteve shoqeruese, ato mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare.
Kriteret për realizimin e punimeve që do të paraqiten
Koha e zhvillimit
Konkursi do të mbyllet më 30 Tetor 2022.
Mënyra e dorëzimit të punimeve
Kandidatët duhet t’i paraqesin punimet në mënyrë elektronike në adresën e e-mail: novela.grafike@kultura.gov.al.
Juria
Për përcaktimin e çmimeve të konkursit do të ngrihet një juri e përbërë nga 3 personalitete të fushës.
Juria ka të drejtën e skualifikimit për veprat, të cilat nuk plotësojnë kërkesat dhe kriteret e përcaktuara dhe të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.
Vendimet e marra nga Juria do të jenë përfundimtare.
Fazat e zhvillimit
Faza e parë : deri 30 Tetor 2020.
Në këtë fazë realizohet shpallja konkursit si dhe kriteret e pjesëmarrjes në faqen e Ministrisë së Kulturës : www.kultura.gov.al, E-mail: novela.grafike@kultura.gov.al
Faza e dytë : Deri 15 Dhjetor 2022
Realizimi i botimit të katalogut me punët e përzgjedhura.
Përcaktimi i çmimeve fituese nga juria, hapja e ekspozitës me punimet e paraqitura dhe organizimi i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.
Punimet e përzgjedhura do të printohen dhe ekspozohen në materiale të cilësisë së mirë, të përshtatshme për këtë qëllim.
Të gjithë pjesëmarrësve në konkurs do t’ju dorezohen kopje të botimt të “ Novelat Grafike shqiptare 2022”, Edicioni VII.
Per punet me te mira do te kete honorare si me poshte :
Çmimi i parë, 100.000 lekë.
Çmimi i dytë , 80.000 lekë
Çmimi i tretë, 60.000 lekë
Çmimi i katërt, 30.000 lekë
Çmimi i pestë, 20.000 lekë
Faleminderit
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.