Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin: Biletashitëse.
Kandidatja duhet të jetë femër (F) dhe duhet të plotësojë kërkesat e përgjiëthshme; si njohës i mirë i planimetrisë të vendosjes së karikeve në sallë, llozha në raport me numrin e rreshtave dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :
Kërkesa të veçanta për kandidatët
– Të ketë Diplomë në Arsimin e Mesëm të Përgjithëshëm
– Të ketë përvojë menaxheriale mbi 3 vjet në shitjen e biletave në institucione kulturore-artistike,
– Të jetë njohëse e programit kompjuterik specifik, për shitjen elektronike të biletave.
– Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
– Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
Paga e pozicionit: është në kategorinë me klasa II (23.750 lekë + 1 % të pagës për çdo vit vjetërsie).
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.05.2014 në adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brendshme) Tiranë” cel. 069 6006 534, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:
– Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
– Curriculum vitae
– Fotokopje e një dokumenti identifikimi
– Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
– Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
– Fotokopje të librezës së punës.
– Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
– Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
– Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim te kandidatit.
Konkurimi: Është i hapur
Pas verifikimit të dokumëntave të kërkuara, në drejtorinë e Teatrit Kombëtar,që do të zhvillohet, nga data 11.05.2014 deri në datën 15.05.2014, do të shpallet fituesi i konkurimit.
Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira dhe datat kur do te shpallet fituesi, mund ti gjeni ne faqen e Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.