LISTA E PROJEKTEVE FITUESE NË KUADËR TË KONKURSIT NDËRKOMBËTAR, “ART NË HAPËSIRA PUBLIKE” 2022 - Ministria e Kulturës
Postuar më: 18/10/2022

LISTA E PROJEKTEVE FITUESE NË KUADËR TË KONKURSIT NDËRKOMBËTAR, “ART NË HAPËSIRA PUBLIKE” 2022

LISTA E PROJEKTEVE FITUESE NË KUADËR TË KONKURSIT NDËRKOMBËTAR, “ART NË HAPËSIRA PUBLIKE” 2022

Në vijim të thirrjes për aplikim të shpallur nga Ministria e Kulturës për financim me fonde publike në kuadër të Konkursit Ndërkombëtar “Art në hapësira publike”, për vitin 2022, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 306, datë 11.05.2022, “Për procedurat që ndiqen për financimin e projekteve artistike”, Juria ndërkombëtare dhe Kolegjiumi me përbërje si më poshtë:

Juria ndërkombëtare e  përbërë nga:

  • Helidon Xhixha – Kryetar
  • Frida Pashako – Anëtar
  • Michele Bonuomo – Anëtar
  • Gregor Hildebrandt – Anëtar
  • Bernhard Schwenk – Anëtar

 

Kolegjiumi i përbërë nga:

  • Matilda Pando, Kryetar
  • Driant Zeneli, Anëtar
  • Gent Gjikola, Anëtar
  • Doris Alimerko, Anëtar
  • Arian Avrazi, Anëtar            

 

vlerësuan dhe bënë klasifikimin përfundimtar të artistëve konkurrues sipas listës si vijon;

 

Artisti Adresa e artistit Titulli i projektit Vendndodhja e projektit Afati i nënshkrimit të kontratës
Kristo Krisiko Athinë, Greqi Meteor 09 – Golem plazh Brenda afatit 30 ditor, nga njoftimi
Lio Ruowang Tongguan, Shaanxi Province, Kinë Wolves Coming 02 – Hyrje Koplik Brenda afatit 30 ditor, nga njoftimi
Ergys Krisiko Tiranë, Shqipëri Mbërritja e zogjve 07 – Mbikalimi pallati me shigjeta Brenda afatit 30 ditor, nga njoftimi
Karolina Halatek Lodz, Poloni Terminal of Tirana 01 – QSUT Brenda afatit 90 ditor, nga njoftimi
Sadik Spahija Tiranë, Shqipëri Zabel 03 – Dalje Koplik Brenda afatit 30 ditor, nga njoftimi
Blegina Hasko Bezo Tiranë, Shqipëri Përpjekja e vazhdueshme 10 – Mali I Robit Brenda afatit 30 ditor, nga njoftimi
Vasil Dhiamandi Tiranë, Shqipëri Foleza 14 – Rrethrrotullimi Divjake Brenda afatit 90 ditor, nga njoftimi
Alfred Milot Mirashi Montesarchio, Itali Albanian Key 06 – Kryqëzimi Dogana Hani Hotit Brenda afatit 30 ditor, nga njoftimi

 

Bazuar në pikën 13 të kreut II të vendimit nr.306 datë 11.05.2022 “Për procedurat që ndiqen për financimin e projekteve artistike”, ministri përgjegjës për artin dhe kulturën ka miratuar projektet fituese sipas klasifikimit të artistëve konkurrues sipas listës më sipër përcjellë nga kolegjiumi. Bazuar në urdhrin nr. 702 prot, datë 17.10.2022, të Ministrit të Kulturës “Për miratimin e projekteve fituese të konkursit ndërkombëtar, “Art në Hapësira Publike”, për vitin 2022.