Mbahet konferenca "Fytyra e Armikur të Popullit", Margariti: Të rinjtë të njihen me të shkuarën - Ministria e Kulturës
Postuar më: 17/05/2019

Mbahet konferenca “Fytyra e Armikur të Popullit”, Margariti: Të rinjtë të njihen me të shkuarën

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Fytyra e Armikut të Popullit gjatë Diktaturës së Proletariatit në Shqipëri 1944-1990” mblodhi në datën 17 maj, historianë, studiues e dëshmitarë, për të ndërtuar portretin e të ashtuquajturit “armik i popullit”, gjatë viteve të komunizmit. Konferencën e organizuar nga Autoriteti për Informimin dhe hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe Instituti i Historisë e përshëndetën kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula; Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Marenglen Verli; Ministrja e Kulturës, Elva Margariti; Ambasadori i OSBE-së, Borchardt; Ambasadori i Austrisë, Satler; Ambasadori i Italisë, Cutillo; Ambasadori i Polonisë, Bachura etj. Në fjalën e saj përshëndetëse, Margariti shprehu rëndësinë e njohjes së brezit të ri me të shkuarën, me qëllim që historia të mos përsëritet.