Pas një pune 3-vjeçare dhe takimeve të rëndësishme me ekspertët evropianë Ministria e Kulturës, me mbështetjen e Këshillit të Evropës po harton strategjinë kombëtare në Art, Kulturë, Trashëgimi.
Takimet e muajit nëntor 2017 me specialistë, drejtues të institucioneve publike dhe të skenës së pavarur u zhvilluan në punëtorinë ku u diskutua mbi vizionin dhe strategjinë e kulturës 2018-2025.
Punëtoria u drejtua nga Zëvëndësministrja e Kulturës Znj. Valbona Shujaku dhe nga eksperti i lartë për politikat kulturore i BE-së, Z. Philippe Kern në kuader të asistencës që Këshilli i Evropës ofron në lidhje me këtë nismë.
Ai analizoi situatën nga pikëpamja e mundësive, pikave të forta e të dobta dhe dha rekomandimet për të patur një dokument gjithëpërfshirës dhe cilësor të zhvillimit të kulturës .
Ministria e Kulturës siguron për përfshirjen e zërit të specialistëve dhe ekspertëve të pavarur në hartimin e kësaj strategjie.
Rekomandimet, analizat dhe situatën e përgjithshme mund ti konsultoni në dokumentin e publikuar nga Këshilli i Evropës.
Falenderojmë ekspertët e pavarur që i dhanë zë strategjisë së kulturës, këtij dokumenti të rëndësishëm kombëtar.
Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun:
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.