Që prej vitit 1977, më 18 Maj në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo datë është vendosur prej Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM, që funksionon pranë UNESCO-s.
Komiteti Këshillues i ICOM nga viti 1992, përcakton një temë të veçantë që lidhet me përkujtimin e kësaj dite e cila synon të nxisë brenda shoqërisë debatin që ka të bëjë me çështjet e muzeut.
Kjo datë është një mundësi më shumë për punonjësit e muzeve që përmes kontakteve me publikun e vizitorët të dëshmojnë përpara tyre sfidat me të cilat ndeshen muzetë në mënyrë që ato të mbeten ashtu siç e përcakton edhe ICOM “një institucion në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj”.
Një përshkrim mbi sloganin e ICOM-Internacional për vitin 2018.
Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri
Hyperconnected museums: New approaches, new publics
Kjo temë përqendrohet në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve.
Hiperkonektiviteti është një term që u shpik në vitin 2001 për të krijuar format e shumëfishta të komunikimit që kemi në ditët e sotme të tilla që nga komunikimi ballë përballë, emalit, mesazhe të shpejta, telefoni, interneti. Ky rrjet global i lidhjeve e komunikimit po bëhet çdo ditë e më kompleks, i ndryshëm dhe i integruar. Në një botë të sotme që është e lidhur me forma nga më të shumta edhe muzetë po i bashkohen kësaj prirje të përbotshme lidhur me format e ndryshme të komunikimit. Kjo është arsyeja përse Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) për vitin 2018 ka zgjedhur temën Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri, -“Hyperconnected museums: New approaches, new publics”/ International Museum Day 2018
Është e pamundur të kuptosh rolin e muzeve pa marrë parasysh të gjitha lidhjet që ata krijojnë. Ata janë pjesë e brendshme e komuniteteve të tyre lokale, peizazhit kulturor dhe mjedisit natyror. Falë teknologjisë muzetë tashmë mund të arrijnë përtej publikut të tyre tradicional dhe mund të gjejnë publik të ri duke iu qasur koleksioneve të tyre në mënyra të ndryshme: digjitalizimi i koleksioneve, elementë të multimedial në ekspozita apo diçka e thjeshtë si hashtag që lejon vizitorë të ndajnë eksperiencat e tyre në median sociale.
Megjithatë nuk krijohen të gjitha lidhjet e reja vetëm falë teknologjisë. Për sa kohë muzetë kanë rëndësinë e tyre në shoqëri ata tërheqin vëmendjen ndaj komunitetit lokal dhe grupeve të ndryshme që e përbëjnë atë. Si rrjedhojë, këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë projekteve të panumërta të përbashkëta të organizuar nga muzetë në bashkëpunim me minoritetet, popullsitë vendase dhe institucionet lokale. Për të angazhuar këtë publik të ri dhe për të forcuar lidhjet me ata, muzetë duhet të gjejnë mënyra të reja për të interpretuar dhe prezantuar koleksionet e tyre.
ICOM i fton të gjitha institucionet kulturore të gjitha tipologjive në të gjithë botën që ti bashkohen Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj koleksioneve duke përdorur të gjitha lidhjet që i bashkojnë ato me komunitetet e tyre , pejsazhin kulturor dhe mjedisin natyror.
Për të parë kalendarin e aktiviteteve për ditën Ndërkombëtare të Muzeve kliko këtu
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.