Valbona Shujaku

Zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës

Valbona Shujaku

Valbona Shujaku ka lindur në Prishtinë në vitin 1978. Në vitin 2002 ka kryer studimet universitare në Universitetin e Prishtinë, në Fakultetin e Arteve, në degën Dizajn Grafik.Mban titullin Magjistër Arti,  fituar në vitin 2008 në Columbia University në New York, SHBA, në programin për menaxhimin e artit.

Nga viti 2003 ka punuar për organizata të ndryshme kulturore si: Instituti i Arteve Bashkëkohore – EXIT, Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër – DOKUFEST ku punët e saj kanë përfshirë, ndër të tjera, menaxhim dhe zhvillim i projekteve, organizim i ngjarjeve speciale dhe marrëdhënieve me publikun.

Është autore e botimit ‘Prishtina – Poetic Memories’, libër me fotografi të Prishtinës nga viti 1950 deri në fund të viteve 1980.

Së fundi ka qenë e angazhuar në pozicionin e Shefes së Sektorit të Kulturës, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës.