Sofjan Jaupaj

Drejtor

Sofjan Jaupaj

Ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë ku është diplomuar në Master Shkencor në të drejtë publike si dhe ka qenë anëtar i Rrjetit të Studentëve Ekselentë pranë këtij universiteti. Mban titullin LLM në Pronësi Intelektuale nga Universiteti i Torinos, Itali. Ka ndjekur kurse të specializuara në fushën e pronësisë intelektuale nga Universiteti i Harvard dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale si dhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian nga Këshilli I Evropës dhe College of Europe.

Prej 2011 ka qenë i angazhuar në fushën e të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian, ku ka punuar si president i organizatës “European Law Students Association Albania” 2011-2013 dhe më pas pranë Këshillit të Evropës. Prej 4 vitesh punon si jurist pranë Ministrisë së Kulturës, ku së fundmi ka qenë i angazhuar si Këshilltar ligjor i Ministrit.