Programi i Trashëgimisë Kulturore 2013-2017

Informacionet nga sistemi dhe raportimet në media nga ky sektor flasin jo aq për një sistem krejt të gabuar se sa për një abuzim të frikshëm të sistemit, për një neglizhencë dhe zvarritje të menaxhimit në të gjitha instancat, devijime dhe shkelje të ligjit nga njerëz brenda sistemit që e kanë keqpërdorur me dashje ose prej paaftësisë.
Pikërisht për këtë Trashëgimia kulturore, ka nevojë për një vizion afatgjatë zhvillimi në përputhje me detyrat e tij dhe për korrektim në përputhje me vizionin e ri.
1. Për këtë duhet kryer menjëherë diagnostikimi i detajuar dhe fizik i gjendjes së trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin. Vetëm pas një analize të thelluar faktike, institucionale dhe ligjore mund të avancohet për plane zhvillimi afatgjata.
Ky vizion do të shprehet në:
2. përgatitjen e një strategjie kombëtare duke përfshirë të gjithë aktorët e fushës
3. ristrukturimin e burimeve njerëzore sipas kompetencave të tyre konkurrenciale.
4. riorganizimin e zyrave rajonale dhe të rrjetit kombëtar të Muzeve
5. përditësimin e rregullt dhe rigoroz të listës si dhe verifikimin e statusit të monumenteve të shpallura dhe atyre të propozuar për heqje nga lista
6. përpilimin e një harte risku për të gjitha monumentet e veçanta por edhe për qendrat historike dhe parqet arkeologjike.
7. përkufizimin më të saktë të kompetencave dhe të funksioneve të institucioneve të rrjetit
8. rishikim të hierarkisë së institucioneve qendrore dhe Këshillave kombëtarë që ekzistojnë brenda sistemit të TK dhe riorganizim të të gjithë procedurave të vendimarrjes së tyre.
9. rishikim në një dritë më të qartë ligjore të kushteve në të cilat janë dhënë në përdorim objektet e trashëgimisë kulturore
10. ngritja e një grupi të posacëm pune për shqyrtimin e të gjitha rekomandimeve te Komitetit te Trashegimise Boterore dhe përgatitja e një plani veprimi energjik ne përputhje me skadencat e dhëna nga UNESCO e cila e ka futur Shqipërinë në një periudhë dy-vjeçare prove për ruajtjen e statusit të mbrojtur nga Unesco për Gjirokastrën dhe Beratin.
11. ndërtimi i një strategjie të re koordinimi dhe monitorimi  të projekteve me donatorët në parqet aerkologjike, qendrat historike, do të jetë prioritet. Në bashkëpunim me ta do të zhvillohen partneritetet PP për rijetësimin kulturor e social të tyre, duke garantuar transparencë, monitorim dhe mbrojtje e restaurim të qendrave të TK.
12. përmirësimi i kuadrit ligjor për TK.
13. Në bashkëpunim me Policinë e shtetit
- do të kryhet verifikimi i denoncimeve të bëra në media lidhur me dëmtimet e trashëgimisë kulturore dhe do të ndiqen me rreptësi të gjitha ngjarjet
-  do të hartohet një marrëveshje për të specifikuar mekanizmat e represionit kundër krimit mbi trashëgiminë kulturore, për të trainuar njësi speciale të policisë në mbrojtje të TK
14. Në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe median do të fillojë dhe vazhdojnë në mënyrë permanente fushata sensibilizimi me shoqërinë civile për mbrojtjen e monumenteve të kulturës nëpërmjet denoncimeve me telefon dhe me foto në linjë e në media.
15. Në frymën e tërësishme të MK, Trashëgimia kulturore, si në qendrat arkeologjike edhe në rrjetin e muzeve, ku modeli i parë do të fillojë me Muzeun Historik Kombëtar i cili do të kthehet në një qendër të gjallë aktivitetesh për nxënësit dhe të rinjtë duke forcuar rolin e vet edukativ me vlerat kombëtare, me njohjen e historisë, me shijet estetike dhe me qëndrimet qytetare.
16. Do të rivlerësohet Trashëgimia kulturore jomateriale, e harruar deri më sot. Ajo do të shërbejë jo vetëm si një rigjallërim i jetës kulturore dhe sociale në të gjithë territorin por edhe si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndërajonal, i cili do të jetë prioritar për MK.
17. Do të ndërtohet një plan për restaurimin dhe rijetëzimin e disa monumenteve të rëndësishme të trashëgimiseë së vonët historike si Piramida, Teatri i Kukullave dhe Teatri Kombëtar.