Programi i Transparencës

  

                                            PROGRAMI I TRANSPARENCËS

                                                 MINISTRIA E KULTURËS

 

I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrinë e Kulturës. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.kultura.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: : Ligji Nr. 9048, dt. 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i ndryshuar; VKM, nr. 426, datë 13.7.2007 “Për miratimin e kartës shqiptare të restaurimit ”; Udhëzim nr. 446, datë 5.7.2007 “Për miratimin e dokumenteve standarde të konkurrimit publik për restaurimin e monumenteve të kulturës”; Vendim nr.283, datë 9.5.2007 “Për përcaktimin e procedurave të shitjes me ankand të objekteve të trashëgimisë kulturore, të luajtshme, me vlera të zakonshme”; VKM, nr. 795, datë 26.11.2003 “Për ngritjen, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të komisionit të përhershëm të vlerësimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në pronësi private, të luajtshme dhe për kriteret shkencore e procedurat e vlerësimit të këtyre objekteve”; “Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim”, 2007-2013; “Plan Veprimi për zbatimin e MSA” 2012-2015; Ligji Nr.9806, datë 17.9.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike” (të rishikuar); Ligji nr. 9490, datë 13.3.2006 për “Ratifikimin e konventës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, Paris 2003”; Konventa “Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore”, Paris 2001 (Ligji nr. 10027, datë 11.12.2008 për “Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore”, Paris 2001; Konventa “Mbi mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore”, Paris, më 16 nëntor 1972. Data e hyrjes në fuqi të konventës: 17.12.1975, Data e ratifikimit: 10.07.1989, Data e hyrjes në fuqi për Shqipërinë: 10.10.1989; Konventa “Mbi mjetet e ndalimit dhe parandalimit të importit dhe eksportit të paligjshëm dhe transferimit të pasurive kulturore”, Paris, më 14 nëntor 1970. Data e hyrjes në fuqi të konventës: 24.04.1972 Data e aderimit: 13.06.2002, Data e hyrjes në fuqi për Shqipërinë: 13.09.2002; Konventa “Për mbrojtjen dhe nxitjen e diversiteteve në shprehjet kulturore”, Paris 20 tetor 2005, Data e hyrjes në fuqi të konventës: 18.3.2007, Data e aderimit: 17.11.2006, Data e hyrjes në fuqi për Shqipërinë:18.03.2007; Konventa “Për mbrojtjen e pasurive kulturore në rastet e konflikteve të armatosura” me rregulloret për zbatimin e Konventës, Hagë më 14 maj 1954. Data e hyrjes në fuqi të konventës: 7.08.1956 Data e aderimit: 20.12.1960, Data e hyrjes në fuqi për Shqipërinë: 1.4.1961 ; Protokolli i parë i Konventës  “Për mbrojtjen e pasurive kulturore në rastet e konflikteve të armatosura” me rregulloret për zbatimin e Konventës, Hagë më 14 maj 1954 Data e hyrjes në fuqi të konventës: 7.08.1956 Data e aderimit: 20.12.1960 Data e hyrjes në fuqi për Shqipërinë: 1.4.1961 ; Protokolli i dytë i Konventës “Për mbrojtjen e pasurive kulturore në rastet e konflikteve të armatosura” me rregulloret për zbatimin e Konventës, Hagë më 14 mars 1999, Data e hyrjes në fuqi të konventës: 9.04.2004, Data e nënshkrimit nga Shqiperia: 26 mars 1999.; Ligji nr. 9386, date 04.05.2005 “Per muzete”; VKM nr. 468, date 09.07.2014 “Per perberjen, kompetencat dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Muzeve” ; Udhëzim nr. 2, date 18.03.2004 “Për procedurat e levizjes se objekteve te trashegimise kulturore, te luajtshme, me vlera te vecanta, kombetare dhe unikale per ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashte territorit te Republikes se Shqiperise”; VKM nr  795, date 26.11.2009 “Për ngritjen, perberjen dhe menyren e funksionimit te Komisionit te Perhershem te Vleresimit te Objekteve te trashegimise Kulturore ne pronesi private te luajtshme dhe kriteret shkencore e procedurat e vlerësimit te ketyre objekteve”; VKM nr. 438, datë 02.07.2014 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2014 – 2020 ”; VKM Nr. 179, Datë 22.2.2006 “Për krijimin e Njësive të Integrimit Evropian në Ministritë e Linjës”, i ndryshuar; VKM nr. 23, datë 12.1.2011 “Për përcaktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve të strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës së Bashkimit Evropian, në kuadër të instrumentit të parazgjerimit (IPA), Komponenti I: Asistenca e tranzicionit dhe forcimi institucional”,  i  ndryshuar; Ligji nr. 8371, datë 09.07.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare” ; Ligji nr. 9936, dt.06.06.2008 “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”; Ligji nr. 10 296, dt.08.07.2010 “Per menaxhim financiar dhe kontrollin”; Ligji per buxhetin e vitit; Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”; Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionevepublike”, i ndryshuar; Ligji nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”; Ligji nr. 9720, datë 23.4.2007 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” i ndryshuar me ligjin nr. 10318, datë 16.09.2010, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9720, datë 23.4.2007 "Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik"; Ligji 10352,datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar; Ligji nr. 9048 datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore” i ndryshuar; Ligji nr. 9386 datë 04.05.2005 “Për muzetë” i ndryshuar; Ligji nr. 9154, datë 6. 11. 2003 “Për arkivat”; Ligji nr. 9353, datë 03. 03. 2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8096, datë 29. 04. 1996 “Për kinematografinë”, i ndryshuar; Ligji Nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 10 238, datë 18.2.2010, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, "Për librin në Republikën e Shqipërisë"; Ligj Nr. 8576, datë 3.2.2000 “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 9217, datë 8.4.2004, “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8576, datë 3.2.2000, Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë"; Ligji nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”; Ligji nr.35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to”; Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020, Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2017-2020; Udhëzim Nr.5166 Dt 20/10/2016  "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të tjera shtesë në sqarim të kritereve të parashikuara në nenin 133, si dhe përcaktimin e kushteve dhe procedurës së marrjes së licencës ose ripërtëritjen e saj, në bazë të nenit 134, të ligjit nr.35/2016, datë 31.3.2016 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to"; Vendim Nr.33 Dt 18/01/2017 "Për miratimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit"  ; Vendim Nr.34 Dt 18/01/2017 "Për procedurat e regjistrimit, të organizimit dhe klasifikimit të veprave të të drejtave të autorit" ; Vendim Nr.35 Dt 18/01/2017 "Për mënyrën e funksionimit, të organizimit dhe të shpërblimit të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit " (KKDA); Marrëveshja për Creative Europe.

 

 

  1. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  2. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  3. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  4. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:  
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministria e Kulturës vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.kultura.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

 
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS

MINISTRIA E KULTURËS

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

 

Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë.

 

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/a/d

 

Organigrama

 

Misioni i Ministrisë së Kulturës

 

Drejtoritë në Ministri dhe Kontakte të Drejtorave  

 

Institucionet e varësisë

 

Rregullore e Ministrisë së Kulturës e miratuar me Urdhërin e Ministrit nr.348, datë 18.09.2015

 

Struktura e pagave

 

Tabela përmbledhëse e të dhënave për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë

 

Ministri emërohet me Dekret te Presidentit të Republikës “Për emërim Ministri” nr. 8316, datë 11.09.2013, Zv/Ministri emërohet me Vendim të Keshillit të Ministrave datë 4 Tetor 2013

 

 

 1)Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

2)Përditësohet pas cdo akti emërimi

3)Menjëherë pas daljes së Dekretit apo VKM-së

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, në menunë “Ministria”

 

Në rregulloren e Ministrisë në faqen zyrtare të Ministrisë, në menunë “Baza ligjore”

 

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, në menunë “Dokumente” 

 

Në faqen zyrtare të DDA : www.dda.gov.al

 

Drejtoria e Sherbimeve te Brendshme

 

Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to

 

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

Ligje 

Vendim i Këshillit të Ministrave

Udhëzime

 

Rregullore

Licencë

Programe

 

Konventa

Marrëveshje

Protokoll

Kalendare të përbashkët

 

Manuale

 

1)Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

 

 

2)Menjëherë pas miratimit nga titullari

 

3)Menjëherë pas nënshkrimit

 

4) Menjëherë pas publikimit

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në menunë “Programi”, “Baza ligjore” dhe “Dokumente”

Drejtoria Juridike dhe e Marrëveshjeve

 

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

 

Drejtoria e Integrimit dhe Përafrimit të Legjislacionit

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

 

Neni 7/1/c/g

 

 

Ligji nr.119/2014 “për të Drejtën e Informimit”

 

Format kërkese

 

Format ankese

 

 

Adresë postare: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr.76,  Ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë

 

Orari:

E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00

 

Adresë emaili: info@kultura.gov.al

 

1)Pas miratimit të Programit të transparencës.

 

2)Menjëherë në rast ndryshimesh

 

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Të dhëna për vendodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr.76, Ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë

 

Orari zyrtar është :

E hënë-E enjte 08:00-16:30

E premte 08:00-14:00

 

Koordinatori për të Drejtën e Informimit: Adela Çafuli

E-mail: info@kultura.gov.al

Kontakt: (04)2271324

              (04)2222508

1)Pas miratimit të Programit të Transparencës dhe urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe në menunë “Programi i transparencës”

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/

dh

Raporte auditi

 

Kultura 2013-2015 “Shifra dhe Fakte”

 

Programi i Kulturës 2013-2017

 

Programi i Trashëgimisë Kulturore 2013-2017

 

Strategjia Kombëtare e Pronësisë

Intelektuale 2016-2020

Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2017-2020

Progres Raporte të Komisionit Evropian ku Ministria e Kulturës ka detyrimin të relatojë

1)Menjëherë pas depozitimit në institucion

 

2)Menjëherë pas publikimit

3)Nëntor i cdo viti

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, në menunë “Dokumente”, menunë “Programe” dhe në menunë “Lajme”

Drejtoria Juridike dhe Marrëveshjeve

 

Drejtoria e Auditit të Brendshëm

 

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën

 

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë Kulturore

 

Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to

 

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti 2015, 2016, 2017

1)Pas miratimit të Ligjit për Buxhetin

 

 

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, në menunë “Baza ligjore”

Drejtoria e Financës

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese , të koncensionit /ppp

Neni 7/1/ë

Regjistri i prokurimeve

 

Ligji “Per prokurimin publik” nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar

1)Menjëherë pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në menunë “Dokumente”

Drejtoria Juridike dhe e Marrëveshjeve

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për cilësinë e shërbimit

Neni 7/1/f

Publikime lidhur me testime për vende pune

 

Thirrje për projekt propozime

 

 

 

DDA krijon, administron dhe përditëson regjistrin e të dhënave, të hapur për publikun, dokumentar dhe elektronik, për regjistrimin vullnetar të krijimeve të mbrojtura nga e drejta e autorit;

 

DDA kryen veprimtari profesionale dhe administrative dhe jep asistencë teknike dhe shkencore në lidhje me karakterin origjinal të produkteve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të, me kërkesë të organeve të hetimit penal dhe me shpenzime të të pandehurve, në qoftë se fajësia e tyre provohet; kryen, me kërkesë dhe kundrejt pagesës, hetim administrativ, në favor të palëve të interesuara.

 

Shfaqjet artistiko kulturore nga institucionet në varësi të Ministrisë së Kulturës

 

1)Menjëherë pas daljes së rezultatit

 

2)Menjëherë pas miratimit me Urdhër Ministri

3)Në mënyrë periodike

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në menunë “Njoftime”

 

Në faqen zyrtare të DDA: www.dda.gov.al

 

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën

 

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë Kulturore

 

Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to

 

 

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Ligji nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”

p/akt ligjor dhe nënligjor

1)Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

 

2)Në momentin kur kërkohen konsultime me publikun

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente”

 

Drejtoria Juridike dhe Marreveshjeve.

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Rregullore e brendshme

Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”

 

1)Pas miratimit të rregullores

 

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në menunë “Dokumente”

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

1)Cdo tre muaj sipas parashikimeve në Ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës

Koordinatori për të drejtën e informimit

Një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti public dhe të procedurave për ti përfituar ato

Neni 7/1/j

Thirrje për projekt propozime

 

Pensionet e posacme për persona që kanë arritur rezultate të dallueshmne në fushën e artit dhe kulturës

1)Menjëherë pas miratimit me Urdhër Ministri

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në menunë “Njoftime”

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën

 

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë Kulturore

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Formularë aplikimi për projekte

 

Vendime të miratuara për monumentet e kulturës dhe shpalljen e tyre, për kalimin në përdorim të objekteve të ndryshme, kërkesa për mbështetje financiare dhe informacion se si mund të procedohet për të marrë mbështetje financiare, informacione mbi tendera të zhvilluara nga Ministria e Kulturës, informacione mbi zbatimin e Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe Ligjit nr.116/2014 “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik”

 

Kërkesa për rregjistrim, certifikim

 

Kërkesa për informacion mbi Agjensitë e Administrimit Kolektiv

 

 

1)Pas shpalljes së afatit për aplikim të projekt –propozimeve.

 

2)Menjëherë pas publikimit të Rregjistrit të përditësuar të Kërkesave dhe Përgjigjeve

Në faqen zyrtare në menunë “Njoftime”

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën dhe Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor

 

Drejtoria Juridike dhe e Marrëveshjeve

 

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

 

Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to

 

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Informacion me përmbajtje mbi konceptet bazike të të Drejtës së Autorit

 

Sesione informimi lidhur me programin Creative Europe

  1. Në mënyrë periodike
  2. Menjëherë pas caktimit të datës së zhillimit të sesioneve të informimit

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në menunë “Njoftime”

Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to

 

Drejtoria e Integrimit dhe Përafrimit të Legjislacionit

 

 

V. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.kultura.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

                                                                                                                                                   

                                                                                                                                        

                                                                                               

Dokumentet e bashkangjitur