KONSULTIMI STRATEGJISË KOMBËTARE PER ZHVILLIM DHE INTEGRIM 2015-2020

Draft-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020

 

Njoftim për konsultimin tematik  

Investimi në kapitalin njerëzor dhe kohezionin social

Mbi Strategjinë:

(Draft) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI) është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian.

 

SKZHI 2015-2020 kombinon agjendën zhvillimore me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin, prioritetet dhe objektivat madhore kombëtare. SKZHI 2015-2020 është një platformë kyçe për planifikimin e zhvillimit të vendit për periudhën 5 vjeçare 2015-2020.

 

Qëllimi i procesit të konsultimit Tematik:

 

Vizioni që paraqet SKZHI për zhvillimin dhe integrimit për vendin, ka si një prej shtyllave bazë të tij “Investimi në kapitalin njerëzor dhe kohezionin social”.

 

Investimi në kapitalin njerëzor dhe kohezionin social” përbën edhe tematikën që parashtrohet për konsultim publik, si pjesë e draftit të SKZHI 2015-2020.

 

Në këtë pikëpamje, rekomandimet dhe komenteve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, partnerët socialë për tematikën “Investimi në kapitalin njerëzor dhe kohezionin social”, shërbejnë për të përmirësuar adresimin e sfidave të zhvillimit dhe integrimit, orientimin e reformave të vendit në nivel afatmesëm, si dhe pasurimin e këtij dokumenti me mendimet mbi reformat dhe prioritetet strategjike të vendit.

 

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 20 ditëve, në adresën: info@konsultimiskzhi.gov.al

Faleminderit !

Pjesën e SKZHI 2015-2020 mbi konsultimin tematik “Investimi në kapitalin njerëzor dhe kohezionin social”,  mund ta SHKARKONI KETU .