Postuar më: 21 Shkurt 2017

Thirrje për zbatim të ligjit NR. 35/2016

Në kuadër të miratimit të ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” si edhe në zbatim të akteve nënligjore ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

1)Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to janë objekti dhe qëllimi i këtij ligji. Ky ligj zbatohet për personat fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese, tregtare, prodhuese ose çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

2) Bazuar në ligjin e te drejtave te autorit, një person fizik ose juridik, para se të fillojë të përdorë një objekt të mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, duhet të paraqesë në AAK-në përkatëse ose tek autori/mbajtesi i se drejtes kërkesën për autorizimin e këtij përdorimi. Kërkesa duhet të përmbajë informacion për llojin dhe rrethanat e përdorimit, si mënyrën, vendin dhe kohën e përdorimit dhe informacione të tjera të nevojshme për përcaktimin e shumës së shpërblimit.​

 

3)Shkelja e të drejtave të njohura dhe të garantuara me këtë ligj përbën përgjegjësi civile, administrative, kundërvajtje ose përgjegjësi penale, siç mund të jetë rasti, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Për sa më sipër, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, kërkon përmbushjen e detyrimeve që ju lindin nga ligji nr. 35/2016.