Postuar më: 26 Janar 2017

Thirrje për shprehje interesi

Në zbatim nenit 156, pika 1, të ligjit nr 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, parashikohet:

“Pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit funksionon Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA), i cili përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Ata emërohen nga ministri përgjegjës për të drejtën e autorit për një periudhë katërvjeçare. Propozime për zgjedhjen e anëtarëve të KKDA-së mund të bëjnë edhe AAK-ja ose shoqatat përfaqësuese të përdoruesve, si dhe çdo subjekt i interesuar”.

Duke qenë se aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji i janë nënshtruar konsultimit publik me të gjitha grupet e interesuara,  ato tashmë janë miratuar në Këshillin e Ministrave. Për të shfrytëzuar këtë parashikim ligjor jeni i ftuar të depozitoni pranë Ministrisë së Kulturës propozimin për emrin e kandidatit, shoqëruar me të dhënat profesionale si dhe një letër interesi, që ju sugjeroni për antar të KKDA-së.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

  1. Të zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë në fushën juridike ose ekonomike;
  2. Të kenë njohuri të gjuhës angleze, shoqëruar me dëshminë e mbrojtjes së saj;
  3. Të kenë më shumë se 5 vite eksperiencë profesionale në fushat e sipërpërmendura.

Ne cdo rast emri i kandidatit qe propozohet nuk duhet te kete konflikt interesi me institucionin tuaj dhe te mos kete interesa direkte apo indirekte qe mund te ndikojne ne paanesine e anetarit te KKDA-se ne ushtrimin e funksionit te tyre. Per kete kandidati duhet te paraqese krahas propozimit edhe vetdeklarimin per papajtueshmerine me konfliktin e interesit.

Kërkesa dhe çdo dokument tjetër që kërkohet për plotësimin e kritereve të mësipërme duhet të paraqiten në protokollin e Ministrisë së Kulturës, brenda datës 30.01.2017, ora 11.30

Ministria e Kulturës mbetet e angazhuar për paanësi në këtë proces konstituimi të KKDA-së, si dhe sigurimin e transparencës maksimale për përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtashëm, në zbatim të legjislacionit në fuqi për të drejten e autorit.