Postuar më: 01 Korrik 2014

Thirrja për Projekt-propozime, 12-30 maj 2014: Projektet e Përzgjedhura për mbështetje

Dokumentet e bashkangjitur

Në datën 12 maj 2014, Ministria e Kulturës shpalli 'Thirrjen për projekt-propozime' në fushat e artit dhe kulturës. Kjo thirrje u mbyll në datën 30 maj 2014. Ditën e djeshme, në datën 30 qershor 2014, u mbyll edhe procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura.

Kolegjumi, i përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës, gjatë ushtrimit të funksioneve kolegjale shqyrtoi 109 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi 36, në bazë të kritereve të shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, që janë: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës – veçojmë këtu inovacionin, edukimin përmes artit dhe kulturës, kreativitetin dhe përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike, dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera. Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës.
Duke qenë se numri i projekt-propozimeve të paraqitura gjatë kësaj thirrje qe i konsiderueshëm, dhe vetë projekt-propozimet e paraqitura të një cilësie të konkurueshme, fondi në dispozicion të kësaj thirrje është rritur nga 12,000,000 ALL në 18,000,000 ALL.
Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 10 ditëve për të proceduar me hapat e mëtejshëm.
Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, në rend alfabetik, është si më poshtë vijon:

 

TITULLI I PROJEKTIT

APLIKANTI

“Ambsadorë shkrimtarë dhe shkrimtarë ambasadorë”

Qendra UET

“Antologji e letërsisë për fëmijë 2000-2014”

Pandeli Koçi

ART-DIALOG-s

Qendra Zeta

" Arti nëpërmjet riciklimit "

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center)

" Artistë dhe humanistë "

Qendra " Fëmijët Sot " QFS

" Bibloteka e artit bashkëkohor "

Tirana Art Lab – Qendër për artin bashkëkohor

Botim i përmbledhjes me poezi " Nisu në njerëz "

Edmond Sylari

Botim i “Thimi Mitko Fjalor Shqip-Greqisht, Greqisht-Shqip”

Dhori Qiriazi

" Bunkerët e Shqipërisë "

Qendra " Art, Kulturë, Integrim "

“CD – Këngë qytetare shqiptare dhe arie klasike të huaja dhe shqiptare”

Gaqo Çako

" Çmimi letrar për romanin më të mirë të Ballkanit – 2013 "

Shtëpia Botuese Toena

Creativecity.al: Platforma e qytetit virtual artistik, krijues, inovator dhe sipërmarrës”

Instituti  Adriapol – Smart and Creative Development

“Dritarja virtuale mbi artin dhe muzikën e kryeqytetit”

Ermir Puka

" Editoria dhe qasja e lexuesit në librin e printuar në Shqipëri "

Shoqata e Botuesve Shqiptarë

" ERRAPHIS – filoperformancë, dokumentar artistik. "

Gentian Koçi

“Give the Children  of Albania a Chance to Dance”

Altin Kaftira

“Kërkim mbi shpërndarjen e informacionit mbi tregun kulturor nëpërmjet medias në Shqipëri”

Delta Publicity

" Koncert me muzikë të L. Bocherinit me sopranon Suzana Frashëri "

Suzana Frashëri

" Koncert sinfonik pianistik me orkestrën sinfonike të RTSH " 

Redi Llupa

" Laborator arti gjithëpërfshirës "

ART LINK

“Jazz & Wine”

Eda Zari

" Ndërtimi i muzeut virtual në kujtim të viktimave të krimeve të komunizmit – www.muzeuimemories.com "

Instituti Shqiptar i Studimeve Politike

" ORËT – Operete "

Fondacioni PELOD

" Përdorimet politike të trupit: Filozofi, antropologji, estetikë "

Orgest Azizaj

" Pietro Marubi – Modestia që lodh përtejkohën "

Besim Fusha

" Shkrimi i ri dhe teatri postdramatik (Atelie nga Jeton Neziraj) "

Adonis Filipi

" Shopping… Shfaqje teatrore, e autorit Mark Ravenhill"

Fatos Berisha

" Të gdhendim të ardhmen ", Simpoziumi ndërkombëtar i Skulpturës – Shqipëri 2014

Genti Tavanxhiu

" Teatri rrugës drejt spektatorit "

" Shoqata e artistëve të rinj të skenës "

" Turne Recital i Orkestrës Filarmonike Mbarëshqiptare si pjesë e stinës koncertale 2014/2015 të kësaj orkestre "

Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare

" Turneu Veror i Talenteve të reja "

Fondacioni " Dritan Hoxha "

“Udhëtimi i mrekullueshem i Patrik Forsajt”

Shoqata " Broadway Albania "

" Vanja dhe Sonja dhe Masha dhe Spajk " – komedi e zezë nga Christopher Durang

Fondacioni Blu Epidamnus

" Vepra Poetike e Fatos Arapit "

Toli Arapi

" Viola Solo në muzikën shqiptare "

Arben Llozi

" Zarabanda Plus "

Lumturi Blloshmi