Postuar më: 05 Korrik 2017

Shpallen fituesit për Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” 2017

Dokumentet e bashkangjitur

Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali), institucionalizon dhe mundëson për të dytin vit radhazi të drejtën e pjesëmarrjes së dy artistëve të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Biella, Itali, i cili do të zhvillohet nga data 16 tetor /27 tetor 2017.                                                      

 

Pas konkursit të shpallur më 1 qershor 2017 artistët,  e përzgjedhur nga komisioni i ngritur me personalite artistike të UNIDEE, “Universita delle Idee” të Italisë, që përfitojnë dy bursat nga Ministria e Kulturës Shqiptare janë:

1.         Armando Duçellari

2.         Borana Dollanga

Sipas komisionit përzgjedhës artistët kanë të dhënat dhe formimin e duhur artistik të argumentuar sipas C.V.-ve, dhe portofoleve artistike të tyre, për të ndjekur aktivitetet trajnuese në Cittadellarte dhe Art House, Shkodër në datat e sipërcituara.

Ministria e Kulturës, do të ofrojë të drejtën e studimit që përfshijnë shpenzimet e plota të qëndrimit dy-javor rezidencial të dy artistëve shqiptarë, përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar.

Programi Rezidencial për periudhën 16/27 tetor 2017, do të zhvillohet në dy hapësira kulturore: “Cittadellearte” në Biella të Italisë, themeluar nga Michelangelo Pistoletto në vitin 1998 dhe Rezidencën “Art House” në qytetin e  Shkodrës, Shqipëri, krijuar nga artisti Adrian Paci në vitin 2015.

Programi Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte”, Biella, Itali, zbatohet në kuadër të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos në një bashkëpunim dypalësh në fushat e artit dhe kulturës, nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.