Postuar më: 19 Shkurt 2018

Njoftim për shtyrje afati për pozicionin Drejtor në Teatrin Kombëtar

Ministria e Kulturës njofton se  shtyhet afati  për konkursin e shpallur më datën  8 shkurt 2018 për pozicionin:

 Drejtor në Teatrin Kombëtar;

Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet  deri në datën 12 mars, për t’iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet deri në datën 12.03.2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.