Postuar më: 10 Janar 2018

Njoftim për krijuesit dhe regjisorët shqiptarë

Cirku Kombëtar njofton të gjithë krijuesit dhe regjisorët shqiptarë që duke filluar nga data 10.01.2018 deri më 31.01.2018 të paraqesin pranë protokollit sekretarisë së Cirkut Kombëtar propozimet e tyre Projekt-Ide për vitin artistik 2018.

Duke ju sjell në vemendje që ky vit është “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut-2018.

Projekt-Idetë duhet të jenë në përputhje me artin e cirkut, si dhe të mirë detajuara nga ana artistike, libreti, regjia, skenografia, kostumografia, artistët pjesëmarrës etj, si dhe kostot financiare përkatëse.

Propozimet duhet të jenë të shoqëruara me:

1- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar ( dy kopje) dhe të dërgohet në versionin elektronik në adresën sajmircili@gmail.com.

2 - Përmbledhja e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 3-4 faqe A4).

3 - Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e numrave të cirkut dhe roleve të veprës artistike.

4 - CV e krijuesit dhe regjisorit

5 - Një nga pikat më të rëndësishme të aplikimit është :

Përcaktimi i buxhetit në zëra, i cili nuk do të jetë më i përcaktuar në mënyrë të përafërt por duhet të jetë i përcaktuar në mënyrë të saktë dhe të detajuar, kërkuar specifikisht nga Ministria e Kulturës.

Pra, duhet përcaktuar vlera e buxhetit për projekt (shfaqje) dhe duhet ndarë në zëra : libreti, regjia, skenografi, kostumografi, artistë të jashtëm.

Ky është një kusht i domosdoshëm për aplkim.

Projektet që do të paraqiten duhet të realizohen brenda vitit buxhetor 2018, që do të thotë se projektet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës Mars - Djetor 2018.

Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga Bordi Artistik i Cirkut Kombëtar.

Ju këshillojmë që të lexoni me shumë kujdes kërkesat përkatëse për një plotësim sa më të rregullt të dokumentave që shoqërojnë aplikimin, në të kundërt projekti juaj nuk do të merret në shqyrtim për vlerësim të mëtejshëm.