Postuar më: 12 Shtator 2017

Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin Drejtor në Cirkun Kombëtar

Datë  12.09.2017

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor, në Cirkun Kombëtar

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë një kandidat për pranimin në Pozicionin “Drejtor,  në Cirkun Kombëtar ”, janë si më poshtë:

a) Të jetë shtetas shqiptar (pasaportë ID);
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë e shkollës së lartë dhe listë notash).
ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse. (Vërtetim i gjendjes shëndetësore);
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin :

  1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e :
    • artit, 
    • regjizurë
    • menaxhim arti, 
    • drejtimit të projekteve kulturore.

 

  1. Të ketë përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e aktiviteteve skenike.
  2. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e cirkut me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore.
  3. Të ketë treguar përpjekje serioze në krijimin e një atmosfere alternative në arenën e cirkut shqiptar
  4. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikat 1 dhe 2. 
  5. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.
  6. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve  me donatorë dhe grupe të tjera  interesi,  si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme - si të sektorit publik ashtu edhe atë privat.
  7. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.
  8. Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.

 

Kandidati duhet të propozojë një platformë me objektiva të qarta për menaxhimin dhe vizionin që ka për Cirkun Kombëtar.

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 27.09.2017, pranë Zyrës së Protokollit,  në Ministrinë e Kulturës.