Postuar më: 11 Shtator 2017

Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin Drejtor në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit

Datë  11.09.2017

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë një kandidat për pranimin në Pozicionin “Drejtor,  në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit ”, janë si më poshtë:

a) Të jetë shtetas shqiptar (pasaportë ID);
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë e shkollës së lartë dhe listë notash).
ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse. (Vërtetim i gjendjes shëndetësore);
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit

  1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushën e filmit dhe të kinemasë;
  2. Të ketë aktivitet dhe përvoja ndërkombëtare në fushën e filmit dhe të kinemasë;
  3. Të ketë të paktën 5 vjet përvojë në fushën e konservimit të filmit;
  4. Të ketë përvoja pedagogjike në fushën e edukimit përmes kulturës.

Kandidati duhet të propozojë një platformë për Arkivin Qendror Shtetëro të Filmit, mbi realizimin e objektivave për mirëmbajtjen e fondit arkivor, si do të përdoret dhe si do të propagandohet ai.

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 26.09.2017, pranë Zyrës së Protokollit,  në Ministrinë e Kulturës. 

Njoftim: Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ndryshojnë nga 5 vite eksperiencë në 3 vite eksperiencë.

Ky njoftim shtyn  datën e dorëzimit të dokumentave deri më 29 shtator 2017.