Postuar më: 11 Prill 2018

Hervin Çuli emërohet në pozicionin “Drejtor në Teatrin Kombëtar”

Pas përfundimit të procedurave të konkurimit të hapur dhe publik për pozicionin “Drejtor në Teatrin Kombëtar”,  institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës , referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkuruese.

Z. Hervin Çuli  përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura.

Për sa më sipër, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  si dhe tw Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar,

Z. Hervin Çuli  emërohet në  pozicionin “Drejtor në Teatrin Kombëtar”.

Falenderojmë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe i urojmë suksese drejtorit në këtë detyrë.