Postuar më: 31 Janar 2018

Hapen thirrjet për programin “Evropa për Qytetarët”

Hapen  thirrjet për programin “Evropa për Qytetarët”, një Program i Bashkimit Evropian, i cili nga janari 2018 do të drejtohet  nga Ministria e Kulturës. 

Ministria e Kulturës  fton përfaqësuesit e bashkive ,  operatorët kulturorë  dhe ente publike të marrin pjesë në  një  sesion informimi për mënyrat e aplikimit në këtë  program, në datën  8 shkurt 2018, nga ora 12:00-16:00 në sallën UNESCO, Muzeu Historik Kombëtar. 

Programi “Evropa për Qytetarët” kontribuon në të kuptuarit e qytetarëve  me historinë e BE-së, të diversitetit, për të nxitur qytetarinë evropiane dhe për të përmirësuar kushtet për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike.  Programi synon të  kontribuojë në ndërgjegjësim  të  kujtesës,  historisë dhe vlerave të përbashkëta  evropiane, duke promovuar mundësi për angazhim shoqëror, ndërkulturor dhe për vullnetarizëm. 

 

Programi “ Evropa për Qytetarët”  ka dy kategori :

1.            Përfshirja demokratike dhe pjesëmarrja civile e cila ka tri thirrje:

                Town twining, - binjakëzim bashkish (aplikimi nga bashkitë) -(maksimumi  25.000 Euro për projekt);

                Town network – krijimi i rrjeteve të bashkive ( aplikim nga bashkitë) – (10.000 – 150.000 Euro për projekt);

                Projekte të shoqërisë  civile- projekte që u japin mundësi NGO-ve të marrin pjesë në politikëbërjen e BE-së  dhe nxisin debatin  - (maksimumi 150.000 Euro për projekt) ;

2.            Kujtesa Evropiane – që  synon të sjellë në vëmendje celebrimin e datave specifike në kujtesën evropiane, të cilat listohen për çdo vit.

Më shumë info: https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens_en)

Sesion informimi: 8 shkurt 2018, nga ora 12:00-16:00 në sallën UNESCO, MHK