Postuar më: 05 Qershor 2017

Fondi për mbështjetjen e krijimtarisë letrare shqiptare 2017

Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare. Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe. Këtë vit Ministria e Kulturës do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hapin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave.  

Të dhënat për shpalljen e thirrjes:

Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare (FMKL) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. Ministria e Kulturës ka përcaktuar si prioritet këtë vit mbështetjen e procesit krijues të autorëve të rinj, deri në moshën 35 vjeçare.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç (lindur nga 1 Janari 1982)

Aplikimi kryhet  nga botuesi,  i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.

Aplikimi fillon më datën 5 qershor dhe përfundon në datën 14 korrik 2017.

SHPALLJA E FITUESVE DO TË BËHET ME 30 KORRIK.


-Pas miratimit për mbështetje financiare të krijimtarisë letrare, Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje tripalëshe me autorin e kësaj vepre dhe botuesin.

KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS

Mbështetja e procesit krijues.

Fondi i mbështetjes së procesit krijues që ka krijuar Ministria e Kulturës arrin deri në vlerën  1 milionë  lekë për vitin 2017 dhe mbështet procesin krijues të autorëve të rinj të letërsisë shqipe nga mosha 18 deri në 35 vjeç  (lindur nga 1 Janari 1982).
-Autori do të paguhet  me shumën totale prej 150.000 lekë.

NË APLIKIM TË PËRFSHIHEN EDHE KËRKESAT E MËPOSHTME (TË DETYRUESHME):


– Draft i projektit të librit në proces, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;

Synops për veprën në prozë;

Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;

Katalog botimesh (shtëpia botuese);

UDHËZUES PËR APLIKANTIN


Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fushës.

Në fazën e dytë, fituesit dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës brenda 1 nëntorit 2017, draftin e zhvilluar i veprës në proces,  (rreth 150 faqe prozë dhe 30 poezi).

Autori angazhohet për përfundimin e veprës brenda vitit nga data e lidhjes së kontratës për mbështetjen financiare.

Formulari që autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë duhet të përmbajë:

Aplikuesi  (shtëpia botuese) :

Kontakti:

Adresa e plotë:

Telefon:

Faks:

E-mail:

Autori:

CV (e autorit):

Adresa:

Tel / Cel:

E-mail:

Drafti i veprës në proces:

50 faqe për vepër në prozë

10 poezi për vepër në poezi

Synops për veprën në prozë

Statusi i  botimit të veprës:

Tirazhi i botimit:

Çmimi për kopje:

Afati i parashikuar për botimin në shqip:

Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: info@kultura.gov.al.

Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit, si dhe me postë elektronike në adresën Irena.Prici@kultura.gov.al