Postuar më: 08 Shtator 2016

Fituesit në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte”

Programi Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” ,Torino , Itali realizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali).

Ministria e Kulturës  institucionalizon dhe mundëson për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes së artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Torino Itali, i cili do të zhvillohet në datat 10-21 tetor 2016.

 

Pas konkursit të shpallur më 15 korrik 2016, artistët e përzgjedhur nga personalitetet artistike të UNIDEE, “Cittadellarte” 2016 që përfitojnë dy bursat nga Ministria e Kulturës Shqiptare janë:

 

Bib Frrokaj dhe Lek Gjeloshi.

Sipas komisionit përzgjedhës artistët kanë përgatitjen artistike dhe përvojën e duhur profesionale për të ndjekur aktivitetet trajnuese të planifikuara në Cittadellarte dhe Art House, Shkodër.

 

Programi Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” ,Torino , Itali,  zbatohet në kuadër të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.