Postuar më: 12 Qershor 2017

Evropa Krijuese hap thirrjen për “Përkthimet letrare 2017”

Hapet thirrja për propozime : “Përkthimet letrare 2017 – Evropa Krijuese”

Zyra “Creative Europe Culture Albania” pranë Ministrisë së Kulturës, njofton hapjen e thirjes për propozime “Përkthimet letrare 2017” të nën - programit “Kultura” të Evropëvs Krijuese.

Afati i aplikimit për këtë thirrje është data 25 korrik 2017. Kjo thirrje është e hapur për të gjitha shtëpite botuese shqiptare të cilat kanë në qendër të punës së tyre përkthimin letrar nga gjuhë evropiane në shqip.

Më poshtë ju lutemi konsultoni faqen në të cilën ndodhen të gjitha detajet e kësaj thirrje.

Creative Europe Culture Albania, bën me dije se së shpejti do të realizohet një ditë trajnimi me të gjithë aplikantë potencialë shqiptarë me qëllim detajimin e çdo paqartësie në procesin e aplikimit. Për ditën e informimit do të njoftoheni me e mail si dhe nëpërmjet medias sociale.

https://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/support-literary-translation-projects-2017_en

Deadline: 25 korrik 2017