Postuar më: 13 Nëntor 2017

Ekspozita Ndërkombëtare e Arkitekturës – Bienale e Venecias 2018 - Shpallja e fituesve të fazës së parë

Dokumentet e bashkangjitur

Në kuadër të Thirrjes së Hapur për Projekte për realizimin e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias, në Ministrinë e Kulturës u paraqitën projektpropozimet si më poshtë:

  • Studio Vrabič van Berkel – me titull: “From Albania with love”
  • Vlora Atelier – me titull “Landscape”
  • PHARC SA – me titull “Paperwall”
  • Helidon Xhixha – me titull “Sfera di luce”
  • Di Robilant, Veizaj, Islami, Isola – me titull “Shtesa, kundër dhe brenda arkitekturës socialiste”/ Shtesa, against and within socialist architecture.
  • Commonsense.Studio/PRGBR Architektur FABLAB Tirana  - me titull: “Hapësira zero”/ “Zero space”
  • TIA – me titull “Përtej pragut”/”Across the threshold”
  • AÇA – me titull “Intersecting Vaults”
  • DICAR + SON + KUBE  - me titull “Nën qytetin e eksodit, Arritja e Hapësirës së lirë”/ “Beneath the exodus city, Conquer free space”

Pas shqyrtimit të projektpropozimeve të renditura më lart, Juria, e emëruar nga Ministria e Kulturës, në bazë të parimit “një anëtar, një vote”, shpalli projektpropozimet që përzgjidhen për fazen e dytë, si më poshtë vijon:

 

  • Commonsense.Studio/PRGBR Architektur FABLAB Tirana  - me titull: “Hapësira zero”/ “Zero space”
  • TIA – me titull “Përtej pragut”/”Across the threshold”
  • Studio Vrabič van Berkel – me titull: “From Albania with love”
  • Helidon Xhixha – me titull “Sfera di luce”;

 

duke qenë se projekt – propozimi nr. 3 dhe nr.4 kanë marrë të njëjtin numër votash.

Aplikuesit e projektpropozimeve të përzgjedhura do të kontaktohen në vijimësi nga Sekretaria Teknike pranë Ministrisë së Kulturës, për detaje të mëtejshme mbi vijimësinë e procesit.