Postuar më: 06 Qershor 2017

DEKLARATE

Dokumentet e bashkangjitur

Ministria e Kulturës është venë në dijeni nga mediat mbi shqetësimin e z. Tritan Shehu në lidhje me aktivitetet e këtij institucioni. Sqarojme se aktivitetet e Ministrisë së Kulturës në përmbushje të funksioneve të saj për nxitjen, promovimin dhe mbrojtjen e artit kulturës dhe trashëgimisë kulturore, peëfshirë edhe trashëgiminë kulturore jomateriale, vijojnë rregullisht dhe me ritem, pavarësisht aktiviteteve parazgjedhore të kandidatëve për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, sidomos në këtë periudhë të vitit e cila përkon edhe me çeljen e sezoneve turistike të qyteteve të ndryshme.

 Mbrojtja e trashëgimisë jomateriale është një çeshtje serioze për ne jo vetëm sepse realizojmë detyrimet me karakter ndërkombëtar të Konventave të UNESCO-s por edhe sepse vlerat që ato mbartin janë sa unikale aq edhe promovuese të traditës. Akitiviteti për të cilin shqetesohet kandidati është në fakt pjesë e një serie eventesh të miratuara prej shumë kohësh nga administrata e Ministrisë së Kulturës dhe e publikuar në faqen e saj zyrtare me qëllim njohjen dhe ndjekjen e ketyre eventeve nga qytetarët vendas dhe të huaj.

Ministria e Kultures fton me kënaqësi artdashësit, promovuesit e vlerave të traditës si dhe kandidatët për deputet  të ndjekin faqen tonë dhe të marrin pjesë në aktivitetet tona të shumta sidomos ato që zhvillohen në qytetet e mbrojtura nga UNESCO  ku Gjirokastra është njeri prej tyre.  

Në mbështetje të sa më sipër dhe për transparence për publikun  informojmë se  Ministria e Kulturës në muajin dhjetor të çdo viti shpall thirrjet për mbështetje të projekteve artistike në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, përfshirë trashëgiminë jomateriale. Për vitin 2017 kjo thirrje është mbyllur në 15 janar 2017 dhe  me Urdhër nr. 74, datë 20.02.2017 të Ministrit të Kulturës  është miratuar  mbështetja financiare  për projektet si më poshtë të cilat zhvillohen nga subjektet private aplikuese  dhe mbështeten nga Ministria e Kulturës si një prej mbështetësve të aktivitetit.  Siç  mund të shihet nga lista më poshtë aktiviteti i përmendur nga z. Shehu, është një aktivitet  i propozuar nga nje subjekt privat, operator i zonës, dhe mbeshtetur nga Ministria e Kulturës ashtu siç janë mbështetur aktivitete të trashegimisë jomateriale ndër vite si „Logu i Bjeshkeve“, Festivali Multikulturor i Permetit, Fesrtivalet e Kulinarise te shume zonave te Shqiperise,  Atelieja e Valleve Popullore, Kreativiteti i popullit në kostumografi ,“Rikthim i traditës së punimeve të leshit në Antigone”, Festivale Folklorike te te gjitha qyteteve si dhe Festivali Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës si dhe Festivali Folklorik Kombëtare të Fëmijëve në Gjirokastër, etj.

Per te patur nje ide sa me te plote te aktiviteteve te zhvilluara nder vite po ju njohim me kalendaret e aktiviteteve si me poshte :

 

PROJEKTI

GJINIA / FORMA E SHPREHJES

APLIKANTI

INDIVIDI/ORGANIZATA

"Andrra”

Letërsi/Inskenim/Edukim

Diana Malaj - Qendra Rinore ATA

"Aktorët jemi ne"

Edukim/Botim/Konferencë

Shoqata “Përtej barrierave”

"Balkan's gate"

Aktivitete kinematografike/Edukim/Zhvillim Audiencash

Shoqata “Zejtarët dhe Mjeshtrit duarartë pogradecarë "

"Dama me kamelie"

Shfaqje teatrale/Aktrim/Koreografi

Luljeta Hoxha

"Dashuri përmes ngjyrave"

Ekspozitë/Edukim artistik për fëmijët me probleme shikimi

Shoqata "Liburnetik"

"Historia e Shqipërisë përmes karikaturave"

Letërsi/Botim/Studim

Ben Andoni

"Interational Albanaia Brass Festival"

Muzikë/Festival/Edukim

"Artistët interpretë"

"Kalorësit"

Shfaqje teatrale/Komedi

Shoqata artistike Klaus' film

"Klubi i kritikës mbi diversitetin"

Letërsi /Kritikë/Edukim

Shtëpia Botuese “Pegi”

"Letërsia Crossover 2017"

Letërsi/Revistë/Rezidencë

Poeteka

"Letërsia dhe Qyteti"

Letërsi/Lexime/Edukim

Beti Njuma, Alda Bardhyli

"Lexojmë së bashku"

Letërsi/Edukim/Lexime

Arben Xhaja

"Libra Audio"

Letërsi/Lexime/Zhvillim audiencash

Marvin Vokopola

"Na ishte një herë...Libri"

Letërsi/Lexime/Edukim

Shtëpia Botuese Albas

"Në gjurmët naimiane"

Letërsi/Krijimtari/Edukim

Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve "Naim Frashëri"

"Në laboratorin e përkthimit të letërsisë për fëmijë"

Letërsi/Përkthim/Edukim

Mariana Ymeri

"Nusja me shifon të zi”

Letërsi/ Inskenime/Zhvillim audiencash

Shoqata "Miqësia"

"Rapsodia shqiptare"

Muzikë/Krijimtari

Vasil Tole

"SABBAT 2017 - Workshop ndërdisiplinor për shkrimtarët e rinj"

Letërsi/Edukim/Krijimtari

Luljeta Lleshanaku

"Skulptura e parkut"

Arte pamore/Krijimtari

Genti Tavanxhiu

"Studime albanologjike përmes arkivave"

Studim/Botim/Konferenca

Shejzad Pleiades

"Tirana International Literature Festival III"

Letërsi/Festival/Lexime

Jonila Godole

IDMC

 

“5 djelmoshat”

Teatër/Zhvillim Audience

Helidon Fino

“ALBAMONO 2017”

 

Teatër/ Festivali/Zhvillim audiencash

Dhimitraq Orgocka

“Albania Dance Meeting Festival”

Edicioni i 12-të

Danc Kontemporan/Festival/Zhvillim Audience

Shoqata "Durrës Beauty"

“Art House”

Art/Krijimtari/Edukim

“Consulting and Development Partners”

“Arti, fëmijët dhe muzeu”

Arte pamore/Edukim

 

Giada Kuka

“Aulona Interfolk Festival edicioni 9”

Trashëgimi/Festival/Zhvillim Audience

Qendra Kulturore “Aulona”, në muajin maj në qytetin e Vlorës

“Ballkan Teatër Tirana Fest”

Teatër/Festival/Zhvillim Audience

Shoqata "Ballkan Teatër Tirana Fest"

“Biçikletërsia-Rreshta mbi pedale”

Letërsi/Edukim/Lexime

Pass-Ecovolis

“Butrinti2000”

Edicioni i 15-të Ndërkombëtar i Teatrit

Teatër/Festival/Zhvillim Audience

“Res Egnatia”

“Detektivi”

Teatër Dramë/Zhvillim Audience

Artan Imami

“Double Feature”

Art bashkëkohor/Ekspozitë

Tirana Art Lab

 

“Edukimi i fëmijëve përmes trashëgimisë kulturore”

Trashëgimi Jomateriale/Edukim

Arjana Todhe, ne periudhen prill-maj 2017 në qytetin e Përmetit

“Edukimi me vallet folklorike i brezit të ri”

Folklor/Edukim

Bardhyl Pojani, në periudhën  prill-maj 2017 në qytetin e Korçës

“Edukimi përmes librit”

Botimeve/Promovim/Edukim

Armand Hoxha

Anest Halili, në muajin maj 2017 në qytetin e Tepelenës

“EMATHIA”

Folklor/Konferencë/Promovim/Edukim

Artan Kurti,  ne periudhen prill qershor 2017 në qytetin e Burrelit.

“Fasulja”

Teatër/ Zhvillim Audience

Unioni Shqiptar për Zhvillim Social

“Festivali i muzikës moderne” edicioni 6-të

Muzikë jazz, gospel/Koncerte

Eugjen  Gargjola

“Festivali i pikturës”

Arte pamore/Festival/

Promovim kulturor

 

Qendra për Edukimin Ekonomik dhe Biznesin

“Festivali i poezisë së pabotuar”

Letërsi/Festival/Lexime

Eko Mendje

“First Step Film Fest” Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Studentë

Film/Festival/Krijimtari

Shtëpia Filmike “d'ART”

“Frymëzime nga kronika e një qyteti në gur”

Arte Pamore/Rezidencë artistike/Krijimtari

 

OPEN DOORS

“Fustanella Festival”

Trashëgimi Kulturore Jomateriale/Koncert/Promovim

Qendra Kulturore  “REK-REMONT KAPITAL” në muajin maj 2017 në qytetin e Gjirokastrës

“General & PlayBoy”

Teatër/Komedi

Bujar Kapexhiu

“Herë lart herë poshtë”

Balet kontemporan/Performancë

AR-KU Fondacion

 “Heronjtë e monumenteve”

Trashëgiminë Kulturore/Edukim/Promovim

CHwB-Albania, në periudhën prill-qershor 2017 në qytetin e Tiranës

“International Festival Jazz in Albania”

Muzikë Jazz/Festival

 

Shoqata “Syri Blu”

“Jo vetëm MOZART”

Muzikë Dhome/Cikël koncertor

Qendra “Gjenerata e Re”

“Kam një pyetje?!”

Arte pamore/Edukim/Informim

 

Instituti i Studimeve Politike

“Kënga polifonike dhe vallja karakteristike”

Trashëgimi Jomateriale/Edukim

Roland Cenko, në periudhën prill-maj 2017 në qytetin e Gjirokastrës.

Konkursi Ndërkombëtar “Kënget e Tokës” edicioni i 17-të.

Muzikë/Edukim/Zhvillim Audiencash

Shoqata e Menaxhimit Artistik “Këngët e Tokës”

“Kontrabasi”

Shfaqje teatrale/Komedi e zezë

Stefan Çapaliku

“KOPELIA”

Balet/Edukim

Arian Plaku

“Laboratori i antropologjisë vizuale”edicioni 2

Etnografi/Promovim/Edukim

Blerina Hankollari, në qytetin e Prizrenit me rastin e projektit DokuFest.

“Lord Bajron dhe miqtë”

Trashëgimi/Traditë/Koncert/Panair

Shoqata “Argonaut”në muajin qershor 2017 në qytetin e Tepelenës

“Maratona e këngës”

Muzikë/Tur koncertor/Zhvillim Audience

Qendra për Zhvillimin Komunitar

“Sot për të Ardhmen”

“Mbi semantikës e brutales dhe poetikës”

Arte Pamore/Ekspozitë fotografike

 Shoqata  "URA"

 “Midis shekujve”

Trashëgimi/Ekspozitë e instrumentave tradicionale/Edukim

Ermal Sela, në muajin maj në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë

“Mirdita Turistike”

Trashëgimi Jomateriale /Rituali i dasmës

Odeta Taçi, në muajin maj 2017 në qytetin e Mirditës.

“Mushkritë”

Teatër/ Zhvillim Audience

Erdit Asllani

“Nata e kitarës”

                      Muzikë/Koncerte             

 

Edison Miso

“Ne dhe arti ynë”

Ekspozitë figurative me punët më të mira të artistëve të Jugut të Shqipërisë

Arte pamore/Zhvillim Audience

Roof Albania, në periudhën prill-maj 2017 në qytetet Gjirokastër, Permet Libohovë, Sarandë.

 

 

 

“Netë magjike Shqiptare”

Muzikë/Cikël koncertesh

Volart Production

“Netët e muzikës klasike”

edicioni i 8-të

Muzikë klasike/Biennale

 

Haig Zacharian, Florian Vlashi

“Në tingujt e historisë”

Trashëgimi Kulturore/Aktivitete kulturore multiformë/Zhvillim Audience

 

Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

“Nëntori”

Arte pamore/Ekspozita vjetore e pikturës

 

Aleksandër Filipi

 

“Nokturn Pranveror”

Koncerte/Orkestrër Dhome

 

Instituti i Paqes Zhvillimit Inovacionit Acli-Ipsia

“Oda Dibrane”

Festival Folklorik Mbarëkombëtar

Trashëgimi/Festival/Zhvillim Audience

 

Shoqata Kulturore Artistike

“Oda Dibrane”, në muajin shtator 2017 në qytetin e Peshkopisë.

“Pasuritë e kulturës dhe kreativitetit të popullit në kostumografi”

Trashëgimi Jomateriale/Edukim

Qendra për Promovimin e Konkorueshmërisë, në periudhën maj qershor në qytetin e Tiranës

“Përmeti Multikulturor” edicioni 15

Festival Ndërkombëtar Folklorik

Trashëgimi Jomateriale/Festival/Zhvillim Audience

Seksioni Shqiptar i CIOFF, në muajin maj në qytetin e Përmetit.

“Pianodrom” në kompakt disqe

Muzikë/Krijimtaria në CD

Fondacioni për Zhvillimin e Kompozicionit

“Pop Rock Symphony Ladies”

Muzikë/Koncert/ Zhvillim Audience

Kozeta Kurti

“Prenkë Jakova”                       -100 vjetori i lindjes së kompozitorit

Simpozium/Ekspozitë fotografike/Koncert

Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”

“Promovimi i vlerave kulturore e historike të arkitekturës”

Trashëgimi/Botim/Promovim

Luiz Seiti, në muajin qershor në qytetin e Gjirokastrës.

“Quhem Ballkan”

Art kontemporan/Teatër

MAM Foundation

“Ribashkim Muzikor”

Muzikë/Cikël koncertesh

Eriona Jaho

“Ringjallja e teknikave të realizimit të xhubletës”

Trashëgimi Jomateriale/Etnografi

Anila Zajmi, në periudhën maj-tetor 2017 në qytetin e Tiranës

“Romanca Shqiptare”

Koncerte/Muzikë

 

Endri Sina

“Skulptura e realizmit socialist”

Arte Pamore/Botim/Promovim

Maks Velo

“Strip Art Al”

Ekspozitë/Art grafik

 

Endrit Beqo

“Sylvia”

Shfaqje teatrale/Komedi

Gjergj Mena

“Shën Petërsburgu dhe grupi i të Pestëve”

Muzikë/Koncerte

Enica Selenica

“Shfaqja që shkoi për dreq”

Shfaqje teatrale/Komedi thrriler

Qendra Ceapalne

“Shqiptarët në artin botëror”

Botim/Promovim

Ferid Hudhri

“Të mbajmë ndezur zjarrin e isopolifonisë tek brezi i ri”

Trashëgimisë Jomateriale/Promovim/Edukim

Shoqata “Aks”, në periudhën maj qershor në qytetin e Librazhdit

“Të veprojmë nëpërmjet artit”

Letërsi/Krijimtari/Edukim

H.art Social ACTing

“TIFF 2017” edicioni i 15-të

Film/Festival/Zhvillim Audience

Tirana Film Insitute

“Tinguj dhe Monumente”

Trashëgimi kulturore/Krijimtari muzikore/Promovim

Gëzim Belegu

“Tirana 48 hour film project”

Film/Festival/Krijimtari/ Zhvillim Audience

 

Qendra Bind

“Tirana si’xhade”

Trashëgimi Kulturore/Traditë

Shoqata “Rias”, në periudhën prill-qershor në qytetin e Tiranës

“Trajnim marketingu kulturor për të rinjtë”

Trashëgimi Kulturore/Trajnim/Promovimit i vlerave kulturore

“The gates of Horn and Ivory”, në periudhën maj-qershor në qytetin e Gjirokastrës.

“Trashëgimia kulturore dhe tradita gjirokastrite”

Trashëgimi Kulturore/Botim

Klodian Muço, në qershor në qytetin e Gjirokastrës

“Trashëgimia kulturore e Gjirokastrës”

Trashëgimi Kulturore/Portal online

Eneo Toska, në muajin maj në qytetin e Gjirokastrës.

“Trashëgimia kulturore jomateriale - pasuri e paçmuar për edukimin e të rinjve”

Trashëgimi Jomateriale/Edukim

SHASH.ARKEO,shkp, në muajin maj në qytetin e Përmetit

“Treg i lire”

Shfaqje teatrale/Dramë

Kastriot Shehi

“Udhëtim në kohë”

Trashëgimi/Arte pamore

Edmond Kojani, në muajin qershor në qytetin e Vlorës

“Vox Baroque” 2017

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke, Edicioni 4

 

Muzikë/Festival/Zhvillim Audiencash

Qendra Vox Baroque

“Zgjim/Awaking”

Edicioni 19-të i Teatrit Alternativ Skampa 2017

Teatë/Festival Alternativ/Edukim/Zhvillim Audiencash

Shoqata Europiane Teatri Bashkohor Shqiptar  A.T.K

“Ҫifti i çuditshëm”

Teatër/Zhvillim Audiencash

Shoqata "Bloom"

1917-2017 “Triologjia e heshtjes se kuqe”

Shfaqje teatrale/Vepër kontemporane

ELECTRAL

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit 2

Arte pamore/ Zhvillim Audiencash/Promovim

Shoqara Kulturore VIzart

Burka Medeas

Teatë/Monodramë/Dokumentar

Erjona Kakeli

Ciceroni Virtual

Arte Pamore/Edukim/Teknologji

 

Metroresearch (Universiteti Metropol Tiranë)

Cikli i plotë i menaxhimit të një projekti kulturor

Ngritje kapacitetesh/Cikël trajnimesh

 

Arben Papadhopuli

Dea Open Air International Film Festival

Film/Festival/Zhvillim Audiencash

Multi Media Studio

Different Trains Festival

 

Muzikë Dhome/Festival

Different Trains

Diktatura komuniste në 360 gradë

Arte pamore/Krijimtari

 

Cross Culture Lab

'Dizajni për të ardhmen'

Javët e Dizajnit në Tiranë 2017

 

Arte pamore/Krijimtari

 

 

Universiteti Polis

Ekspozitë -konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike "Prefoto" edic.7&Maratona e fotografisë

Arte Pamore/Konkurs fotografik/Krijimtari

Edon Agushi, Ervin Cala

Festivali 3-të Mbarëkombëtar i Zërave të Rinj “Jorgjija Truja”

Muzikë/Festival/Edukim

Takuina Adami

Festivali i 12-të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës

Festival/Koncerte me muzikë dhome

Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Artit Kulinar

Art/Trashëgimi/Kulinari

 

Art-Im-Pulse

Festivali i Filmit Ndërkombëtar, Kinemaja e Shoqërisë Ardhme "A-FestFilm 2017

Festival filmi/Edukim/ Zhvillim Audiencash

 

 

Anifest

Festivali Letrar për të Rinj "Tirana2017"

Letërsi/Edukim/Festival

Shtëpia Botuese Toena

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

Muzikë/Festival/Edukim

Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKoFest”

Teatër/Festival

 

CDC- Community Development Center Albania

­Festivali MultiKultror Berat-Edicioni 4

Art/Kulturë/Trashëgimi

Organizata “Njerëz dhe ide”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

Filmi/Edukim me konceptet e të drejtave të njeriut/Art vizual

 

ORAFILMMARUBI

Inok Arden

Melodramë

Rudin Lengo

Panairi i 20-të i Librit "Tirana 2017"

Panair/Promovime

Shoqata e Botuesve të Shqipërisë

Panairi i Librit "Fieri 2017"

Letërsi/Panair/Promovime

Fondacioni Harpa

Promovimi i artistëve bashkëkohor shqiptar

Arte pamore/Ekspozitë/Botim

 

Zeta Galeri

Revista "Europa"

Botim/Revistë

Instituti Shqiptar i Studimeve Europiane

ROZAFA EXPRESSION 2017'

Koncerte muzikore korale dhe vokale

Shkodër

Shoqata 'ROZAFA EXPRESSION'

Takim Kombëtar i Orkestrave dhe Harqeve

Festival/Muzikë Dhome

Shoqata “Skampa”

Teatri i rrugës nëpër Shqipëri

Shfaqje të teatrit fiziko plastik/Teatri i Rrugës/Edukim/Zhvillim Audiencash

 

Shoqata Artistët e Rinj të Skenës

Lirika ne Divanin Lunxhiot

Muzike/ Traditë/Panair/Trashegimi kulturore

Qendra Rajonale “Syri i medias së re”, në Dhoksat, Antigone, Gjirokastër në muajin maj 2017

Nderto te ardhmen në vendit tënd

Edukim/Trashegimi kulturore

Armando Meta, në muajin maj në qytetin e Mirditës.