Postuar më: 12 Janar 2018

Bienalja e Arkitekturës Venecia 2018 edicioni 16, shpallet projekti fitues

Në kuadër të Thirrjes së Hapur për Projekte për realizimin e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, përgëzon të dy ekipet e kualifikuar për fazën e tretë të procesit selektiv për pasionin, angazhimin dhe profesionalizmin e projekteve të paraqitura. 

Ministria e Kulturës shpall se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018 është “Hapësira zero”, i paraqitur nga Commonsense, Studio/PRGBR Architektur FABLAB, Tirana.

Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (2 gusht – 3 nëntor 2017), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të tre fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Gëzim Qendro, z. Bekim Ramku, z. Simon Battisti, zj. Adelina Greca dhe zj. Arta Dollani.

Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienale, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur.

Juria u frymëzua nga lidhja e propozuar nga ekipi midis Venecias dhe Tiranës për të sjellë një pjesë të mjedisit urban të Tiranës në Venecia, një pjesë që Tirana po humbet në procesin e zgjerimit urban / rindërtimit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë Komunikata për shtyp Shqip

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë Komunikata për shtyp English