Postuar më: 10 Tetor 2016

Aplikim në thirjen për propozime “Projekte të Bashkëpunimit Evropian” Fondi i BE – Evropa Krjuese. Programi Kultura

Creative Europe Culture Desk Albania njofton të gjithë të interesuarit e sektorit kulturor dhe të trashëgimisë kulturore se në: datë 14 Tetor 2016, Ora 10.00-14.00 (AM) pranë Hotel Grand, do të mbahet një sesion informimi në lidhje me thirrjen për propozime: “Projekte të Bashkëpunimit Evropian ” në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese”

 

Prioritetet e kësaj thirrje janë:

 

1.       Qarkullimi transnacional i artistëve dhe profesionistëve në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe i veprave krijuese me qëllim promovimin e shkëmbimeve kulturore, forcimin e dialogut ndërkulturor, diversitetit kulturor dhe përfshirjes sociale;

2.       Zhvillimi i audiencës që nënkupton afrimin e njerëzve dhe kulturave me njëri tjetrin dhe ka si qëllim të angazhojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë njerëzit dhe komunitetin në njohjen dhe vlerësimin e artit dhe kulturës. Zhvillimi i audiencës nënkupton realizimin së bashku me audiencën e një produkti, apo vepre, më tepër sesa realizimin e tij për audiencën;

3.       Forcimi i aftësive dhe kompetencave për fuqizimin e sektorit kulturor për të lehtësuar aksesin ndaj mundësive profesionale si dhe për të krijuar kushtet për një qarkullim më të gjerë transnacional të veprave dhe profesionistëve. Ky objektiv mund të arrihet nëpërmjet 3 prioriteteve kryesore: Dixhitalizimi/ Modele të reja të biznesit si dhe Trajnimi dhe edukimi.

 

Për sa më lart, kjo zyrë fton të gjithë aplikantët e interesuar për këtë thirrje që të dërgojnë në adresën boik.tico@kultura.gov.al brenda datës 13 tetor:

 

-        Emrin e institucionit, pjesëmarrës si dhe kontaktet e personit (sugjerohet të marrin pjesë persona që kanë njohuri mbi projektet dhe të cilët në një të ardhme të afërt do të angazhohen në formulimin e tyre) që do të marrë pjesë në këtë sesion informues.

 

14 tetor 2016, ora 10:00- 14.00 (AM)

“Hotel Grand” Rr. Ismail Qemali ( në Bllok)