Sesion Informimi- Evropa Krijuese

Postuar më: 13 Qershor 2017
Zyra “Creative Europe Culture Desk Albania” njofton mbajtjen e një sesioni informimi për thirrjen për propozime të shpallur nga programi Cultura i Evropës krijuese

Evropa Krijuese hap thirrjen për “Përkthimet letrare 2017”

Postuar më: 12 Qershor 2017
Hapet thirrja për propozime : “Përkthimet letrare 2017 – Evropa Krijuese”

NJOFTIM NË ZBATIM TË VKM NR. 473 DATË 01.06.2017

Postuar më: 08 Qershor 2017
Ministria e Kulturës, në zbatim të VKM-së Nr. 473, datë 01.06.2017 për "Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017" me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, ka ngritur Grupin e Monitorimit, të përbërë si me poshtë: 1. Z. Edmond AHMETI (Koordinator) 2. Znj. Ornela CIKULI (Anëtar) 3. Znj. Fatbardha GJACI (Anëtar) Kontaktet e Titullarëve të Institucionit: Mirela KUMBARO FURXHI- Ministër i Kulturës i Republikës së Shqipërisë Email:Mirela.Kumbaro@kultura.gov.al Zef ÇUNI- ZV/ Ministër i Kulturës i Republikës së Shqipërisë Email: zef.cuni@kultura.gov.al Elira KOKONA- Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Email:elira.kokona@kultura.gov.al Në rast denoncimi për shkelje të konstatuara nga ana e punonjësve të Ministrisë së Kulturës mund të raportoni në: Telefon: (04)2271324 (04)2222508 Email: info@kultura.gov.al

DEKLARATE

Postuar më: 06 Qershor 2017
Ministria e Kulturës është venë në dijeni nga mediat mbi shqetësimin e z. Tritan Shehu në lidhje me aktivitetet e këtij institucioni. Sqarojme se aktivitetet e Ministrisë së Kulturës në përmbushje të funksioneve të saj për nxitjen, promovimin dhe mbrojtjen e artit kulturës dhe trashëgimisë kulturore, peëfshirë edhe trashëgiminë kulturore jomateriale, vijojnë rregullisht dhe me ritem, pavarësisht aktiviteteve parazgjedhore të kandidatëve për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, sidomos në këtë periudhë të vitit e cila përkon edhe me çeljen e sezoneve turistike të qyteteve të ndryshme.

Fondi për mbështjetjen e krijimtarisë letrare shqiptare 2017

Postuar më: 05 Qershor 2017
Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare.

Shpallje konkursi, për përzgjedhjen e dy artistëve të rinj shqiptarë, që do të jenë pjesë e Programit(...)

Postuar më: 29 Maj 2017
Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali), institucionalizon dhe mundëson për të dytin vit rradhazi të drejtën e pjesëmarrjes së dy artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Biella, Itali, i cili do të zhvillohet nga data 16 tetor 27 tetor 2017.

Njoftim për mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar për të Drejten e Autorit

Postuar më: 13 Prill 2017
NJOFTIM Në zbatim të Ligjit 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” 35/2016, Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit do mblidhet në datën 20 prill 2017, në orën 10.00 pranë ambienteve të Ministrisë së Kulturës për të dëgjuar të gjithë subjektët që preken nga zbatimi i këtij ligji, mbi miratimin e metodologjisë dhe masën e tarifave të shpërblimit për kategorinë e të drejtave përkatëse.

Njoftim për përgatitjen e “Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2018-2020”

Postuar më: 06 Prill 2017
Në zbatim të Udhëzimit Nr.4 datë 29.02.2016 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2018-2020” në datën 19.04.2017 ora 12:00 do të zhvillohet takimi konsultativ me shoqërinë civile për të marrë parasysh komentet e tyre në përgatitjen e PBA 2018-2020. Ky takim organizohet për të prezantuar kërkesat buxhetore të institucionit me përfaqësues të skenës së pavarur artistike. Ftohen përfaqësues të shoqërisë civile, menaxherë të artit,etj në kuadër të përfundimit të Fazës I të PBA 2018-2020. Takimi do të mbahet në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Ju mirëpresim!

Thirrje për zbatim të ligjit NR. 35/2016

Postuar më: 21 Shkurt 2017
Në kuadër të miratimit të ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” si edhe në zbatim të akteve nënligjore ju bëjmë me dije si më poshtë:

Thirrje për shprehje interesi

Postuar më: 26 Janar 2017
Në zbatim nenit 156, pika 1, të ligjit nr 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, parashikohet: “Pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit funksionon Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA), i cili përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Ata emërohen nga ministri përgjegjës për të drejtën e autorit për një periudhë katërvjeçare. Propozime për zgjedhjen e anëtarëve të KKDA-së mund të bëjnë edhe AAK-ja ose shoqatat përfaqësuese të përdoruesve, si dhe çdo subjekt i interesuar”
Në kuadër të Thirrjes së Hapur për Projekte për realizimin e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të(...) 13-11-2017