Njoftim për thirrje publike. Licensim në fushën e administrimit kolektiv

Postuar më: 09 Maj 2018
Me qëllim rritjen e transparencës dhe të besueshmërisë në procesin e licensimit/ri-licensimit të agjencive të administrimit kolektiv në fushën e të drejtës së autorit, përfshirjen e sa më shumë subjekteve në zbatim të parimit të konkurrueshmërisë si dhe në favor të mbrojtjes maksimale të interesave të kategorive të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë subjektet e interesuar të aplikojnë për licensim në fushën e administrimit kolektiv, në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit pranë Ministrisë së Kulturës.

Njoftim për përgatitjen e “Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2019-2021”

Postuar më: 23 Prill 2018
Në zbatim të Udhëzimit Nr.4 datë 29.02.2016 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2018-2020” në datën 30.04.2018 ora 12:00 do të zhvillohet takimi konsultativ me shoqërinë civile për të marrë parasysh komentet e tyre në përgatitjen e PBA 2019-2021. Ky takim organizohet për të prezantuar kërkesat buxhetore të institucionit me përfaqësues të skenës së pavarur artistike. Ftohen përfaqësues të shoqërisë civile, menaxherë të artit,etj në kuadër të përfundimit të Fazës I të PBA 2019-2021. Takimi do të mbahet në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Ju mirëpresim!

Njoftim për thirrje publike

Postuar më: 13 Prill 2018
Me qëllim rritjen e transparencës dhe të besueshmërisë në procesin e licensimit/ripërtëritjes së licencave të agjencive të administrimit kolektiv në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, garantimin e zbatimit të parimit të konkurrueshmërisë si dhe në favor të përfaqësimit sa më të mirë të interesave të kategorive të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, Ministria e Kulturës bën thirrje për të gjithë subjektet e interesuar të aplikojnë për licensim në fushën e administrimit kolektiv.

Njoftim për konkurim për vend pune / Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Postuar më: 15 Mars 2018
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin.

Shpallen projektet fituese në Art/Kulturë/Trashëgimi për vitin 2018

Postuar më: 19 Shkurt 2018
Thirrja e Ministrisë së Kulturës për projekt-propozimet për vitin 2018 u hap më datë 4 dhjetor 2017 dhe u mbyll më datë 12 janar 2018. Pranë Ministrisë së Kulturës u paraqitën 291 projekt-propozime në art-kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat u miratuan 128 projekte fituese. Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të fushave të artit dhe kulturës, si dhe drejtues të zhvillimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fitues projekt-propozimet që përputheshin me kriteret e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen

Njoftim për shtyrje afati për pozicionin Drejtor në Teatrin Kombëtar

Postuar më: 19 Shkurt 2018
Ministria e Kulturës njofton se shtyhet afati për konkursin e shpallur më datën 8 shkurt 2018 për pozicionin: Drejtor në Teatrin Kombëtar; Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet deri në datën 12 mars, për t’iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion.

Njoftim për shtyrje afati të projekteve

Postuar më: 12 Shkurt 2018
Ministria e Kulturës njofton të gjithë subjektet që kanë paraqitur projekt aplikime për vitin 2018, se, për shkak të volumit të madh të propozimeve të paraqitura, shtyhet afati i vlerësimit përfundimtar të projekteve. Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet u hap më datë 4 dhjetor 2017deri më datë 12 janar 2018. Pranë Ministrisë së Kulturës janë paraqitur 291 projekt-aplikime në art-kulturë dhe trashëgimi kulturore.

Në përfundim të mandatit 4-vjecar të drejtorit aktual, Ministria e Kulturës njofton konkurim për vend pune /(...)

Postuar më: 08 Shkurt 2018
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe tw Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Hapen thirrjet për programin “Evropa për Qytetarët”

Postuar më: 31 Janar 2018
Hapen thirrjet për programin “Evropa për Qytetarët”, një Program i Bashkimit Evropian, i cili nga janari 2018 do të drejtohet nga Ministria e Kulturës. Ministria e Kulturës fton përfaqësuesit e bashkive , operatorët kulturorë dhe ente publike të marrin pjesë në një sesion informimi për mënyrat e aplikimit në këtë program, në datën 8 shkurt 2018, nga ora 12:00-16:00 në sallën UNESCO, Muzeu Historik Kombëtar. Programi “Evropa për Qytetarët” kontribuon në të kuptuarit e qytetarëve me historinë e BE-së, të diversitetit, për të nxitur qytetarinë evropiane dhe për të përmirësuar kushtet për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike. Programi synon të kontribuojë në ndërgjegjësim të kujtesës, historisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane, duke promovuar mundësi për angazhim shoqëror, ndërkulturor dhe për vullnetarizëm.
Me qëllim rritjen e transparencës dhe të besueshmërisë në procesin e licensimit/ri-licensimit të agjencive të administrimit kolektiv në(...) 09-05-2018