Postuar më: 23 Korrik 2018

Shpallja e fituesve të Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj

Ministria e Kulturës, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj për vitin 2018.

Fondi për Përkthimin nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, i themeluar në vitin 2015, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në promovimin dhe mbështetjen e përkthimit të letërisë shqipe në gjuhë të huaj. Gjatë këtyre viteve janë mbështetur 11 përkthime të veprave të autorëve të rëndësishëm të letrave shqipe si: Fatos Kongoli, Luljeta Lleshanaku, Bashkim Shehu, Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Ardian Vehbiu, Mira Meksi, e të tjerë.

Fondi për Përkthimin nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj shërben gjithashtu për mbështetjen e përkthyesve të huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, për nxitjen e interesit të tyre për letërsinë shqipe dhe për lehtësimin e kostove të botimit të shtëpive të huaja botuese. Gjatë këtyre tre viteve janë vënë në dukje dhe vlerësuar për bashkëpunimin përkthyesit e huaj: Esperanza Roces Gonzales, Evelyne Noygues, Caterina Zuccaro, Lucia Paprckova, Anna Couthures, Valentina Notaro, etj. Edhe pse ky fond u krijua për të ndihmuar me përparësi përkthyesit e huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, nuk kanë munguar dhe mbështetjet për përkthyesit shqiptarë që kanë tashmë një njohje dhe një përvojë të gjatë në përkthimet në gjuhë të huaj. Kjo nisur nga nevoja e ngutshme dhe boshllëku që ekziston në formimin e përkthyesve të rinj të interesuar për të përkthyer nga gjuha shqipe.

Përmes këtij Fondi Ministria e Kulturës kujdeset gjithashtu për të vendosur standardin e respektimit të së drejtës së autorit si një nga  kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.

Nga 10 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 6 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit dhe vlerësimit nga kolegjiumi i ngritur për shqyrtimin e dosjeve.

Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

Fituesit janë si më poshtë:

Nr.

Shtëpia Botuese

Titulli i librit

Autori

Përkthyesi

1.

Rubettino Editore

Kinostudioja “Shqipëria e Vjetër”

Gëzim Qëndro

Caterina Zuccaro

2.

Besa Editrice

Piramida e shpirtrave

Virgjil Muçi

Ada Prizreni

3

Edizioni Controluce

Në botën e arbëreshëve të Italisë

Eqrem Çabej

Silvia Storti

4.

Rubettino Editore

Loja, shembja e qiellit

Bashkim Shehu

Paolo Rago

5.

Plethora Editions

Fluturimi mbi teatrin e Kosovës

Jeton Neziraj

Eleana Zhako

6.

Salento Books

Qyteti plak

Saimir Muzhaka

Valentina Notaro