Postuar më: 29 Gusht 2017

Shpallja e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj

Në vijim të politikave kulturore në mbështetje të autorit shqiptar dhe të promovimit të letrave shqipe jashtë vendit, si dhe në përkrahje të përkthyesve dhe shtëpive të huaja botuese të interesuar në përkthimin e letërsisë shqipe, Ministria e Kulturës shpall listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2017.

Fondi synon t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si dhe t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe.

Nga 8 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 5 prej tyre të cilët kaluan fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe ekspertët e fushës.

Fituesit janë si më poshtë:

Nr.

Shtëpia Botuese

Titulli i librit

Autori

Përkthyesi

Gjuha

1.

Rubbettino Editore

Rrëfenja me ndërkombëtarë

Ylljet Aliçka

Elio Miracco

Italisht

2.

Salento Books

Bolero në vilën e pleqve

Fatos Kongoli

Luigi Ruggeri

Italisht

3.

Plethora Editions

Ndërhyrjet e zotit Shyti

Adrian Vehbiu

Eleana Zhako (Ziakou)

Greqisht

4.

Editorial Argonáutica

Përmbledhje poetike

Luljeta Lleshanaku

Lucia Paprčková

Spanjisht

5.

Salento Books

Unë kam vrarë  

Eni Vasili

Valentina Notaro

Italisht