Postuar më: 29 Qershor 2018

“Rrugët e Besimit”, kantieret e restaurimit në 5 monumente të besimit islam

Restaurimet dhe vëmendja ndaj  objekteve të kultit janë ofertat e reja turistike të programit “Rrugët e Besimit”, nga jugu në veri.

Janë ngritur kantieret për restaurimin e plotë të 5 monumenteve të kulturës së  besimit islam në vend, ku ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim do të nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer ne referenca kyç të itinerareve turistike.

 “Këto kantiere janë vetëm një nga ofertat e reja turistike në programin ‘Rrugët e besimit’, ku nga Veriu në Jug, po ofrojmë vendet e kultit më tipike dhe përfaqësuese, jo vetëm të kulturës dhe artit, por edhe të bashkëjetesës fetare si një origjinalitet shqiptar” -cilëson ministrja Kumbaro fillim punimet në këto kantiere.

Këto investime të rëndësishme janë ngritur në objektet e  kultit në Berat: Restaurim i Xhamisë Mbret, restaurimi i Xhamisë së Beqarëve, restaurimi i Teqesë Helvetive, Xhamia e Et'hem Beut, Tiranë dhe Xhamia e Pazarit, Gjirokastër. Grupit të Institutit të Monumente të Kulturës iu bashkua për inspektim edhe profesor Aleksandër Meksi, DRKK - Berat, përfaqësues nga shoqëria turke “TÜMAS” dhe TIKA-Turkish Cooperation and Coordination Agency.

 “Rrugët e Besimit” kalon edhe në Kishën e Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme të Dropullit, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve restauruese, pas dekadave të lëna në harresë.  Shumë shpejt do të nisë restaurimi i pikturës murale në Kishën e “Shën Venerandës”, në Pllanë – Lezhë, ku do të kryhen ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale të kishës.

 Pas projektit për restaurimin e fragmenteve të dëmtuara në pikturën murale të Kishës së Shën  Premtes”, në Valsh, Elbasan,  specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë hartuar edhe projektin për restaurimin e objektit.

Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën Prodhomit, Voskopojë, monument kulture i kategorisë së I-rë,  ndërtuar në shekullin XVIII dhe në Kishën e Shën Thanasit në Leshnicë. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon konsolidimin e çarjeve në muraturë; ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri; ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës; ringritjen e çatisë; sistemime të jashtme.

Në këtë  verë janë miratuar disa projekte restaurimi nga KKR:

Restaurim “Ura Antiko - Mesjetare “mbi lumin Vjosë, nën kalanë e Tepelenës;

Restaurim “Ura e Nivanit”, Zagori;

Restaurimi i “Kalasë së Drishtit”, Shkodër;

Restaurim i pikturës murale në Kishën e Marmiroit, Pashaliman – Vlorë;

Restaurim i “Kalasë së Bashtovës”, pranë fshatit Vilë, Rrogozhinë;

Restaurim i “Urës së Mesit”, në fshatin Mes, Shkodër;

Restaurim i “Kishës së Ipapandisë”, në Dhërmi –Vlorë;